LAJMI I FUNDIT:

Ish-futbollisti i Barcelonës që luan për Shakhtar i tmerruar me luftën në Ukrainë: Jemi të fshehur në bunker, po na mbaron edhe ushqimi

Ish-futbollisti i Barcelonës që luan për Shakhtar i tmerruar me luftën në Ukrainë: Jemi të fshehur në bunker, po na mbaron edhe ushqimi

Ukraina ndodhet në luftë me Rusinë dhe gjendja në këtë shtet është jashtëzakonisht e rëndë.

Trafiku ajrorë është bllokuar totalisht dhe shumë persona kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre.

Nga kjo luftë e tmerrshme janë të prekur edhe futbollistët,ku nuk kanë arritur të largohen nga shtetit ukrainas.


Shakhtar Donetsk është skuadra që ka në radhët e veta 13 futbollistë brazilianë, teksa ata ditë më parë publikuan një video në rrjetet sociale ku shiheshin të frikësuar me gratë dhe fëmijët e tyre duke qëndruar së bashku në një hotel.

Futbollistët brazilianë janë ende së bashku, por tani kanë ndërruar lokacionin dhe ndodhen në një bunker në Kiev dhe këtë e ka zbuluar ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Sassuolos, braziliani Marlon.

Në një intervistë për televizionin brazilian Sport TV, Marlon ka treguar se janë në gjendje të rëndë pasi ndodhen në një bunker ku ka vetëm një tualet derisa për fëmijët e tyre po mungon ushqimi.

“Jemi në bunker, ka vetëm një banjë, pak krevate dhe pak ushqim. Djalit tim dhe fëmijëve të disa lojtarëve po i mbarojnë qumështi dhe pelenat. E kam fjalën për foshnjat tre muajsh, trupat ruse po na afrohen”, tha Marlon.

Tutje qendërmbrojtësi që iu bashkua Shakhtarit verën e vitit të kaluar nga Sassuolo tha se bashkëlojtari i tij Junior Moraes që është edhe më i vjetri në moshë nga ta ka rrezikuar dhe ka dalë për të siguruar ushqim.

“Situata çdo dit po bëhet edhe më e vështirë. Junior Moraes rrezikoi dhe doli nga vendi ku ndodhemi për të marrë ushqim dhe gjërat që na duhen dhe fatmirësisht e gjeti atë”, tha Marlon.

Ai tha se synojnë të ikin nga Ukraina sa më parë që është e mundur.

Futbollistët brazilianë të Shakhtarit dhe Dynamos mblidhen së bashku me familjet e tyre dhe me një video emocionuese kërkojnë ndihmë nga Brazili
Lexo po ashtu Futbollistët brazilianë të Shakhtarit dhe Dynamos mblidhen së bashku me familjet e tyre dhe me një video emocionuese kërkojnë ndihmë nga Brazili

“Po përpiqemi që të ikim nga Ukraina sa më parë. Synojmë që të largohemi me autobus ose me avion në rast të një armëpushimi”, tha Marlon i emocionuar.

Kujtojmë që futbolli në Ukrainë është pezulluar përkohësisht së paku për 30 ditë, derisa gjendja në këtë shtet vazhdon të jetë e rëndë shkaku i rusëve që janë futur në shumicën e qyteteve ukrainase.  /Telegrafi/

VIDEO

Në trend Sport

Më shumë
Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Ligat tjera
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori