LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 9° clearsky_night

Ish drejtori i Spitalit të Ferizajt Halit Gerbeshi, kritikon institucionet për mos shqyrtim të gjetjeve për “keqpërdorime” brenda institucionit

Ish drejtori i Spitalit të Ferizajt Halit Gerbeshi, kritikon institucionet për mos shqyrtim të gjetjeve për “keqpërdorime” brenda institucionit

Ish drejtori i Spitalit të Ferizajt Halit Gerbeshi i cili muaj më parë është shpallur i pafajshëm nga organet kompetente për dyshimin e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ai nëpërmjet një shkrese në rrjetin social ka paralajmëruar se do të nis një seri publikimesh për keqpërdorimet që kanë ndodhur brenda institucionit të Spitalit të Ferizajt që sipas tij ka edhe vepra të rënda penale.

Por sipas Gërbeshit, institucionet kompetente nuk i shqyrtuan gjetjet të cilat i kishin në dispozicion lidhur me keqpërdorimet që janë bërë brenda Spitalit Rajonal në Ferizaj.

Gërbeshi që tashmë po e ushtron funksionin e tij si mjek në spitalin e ortopedisë në Prishtinë, ka thënë se tashmë ka mbyllur të gjitha procedurat dhe akuzat e ngritura ndaj tij, por paralajmëron masa ndaj të gjithë atyre që ia “montuan skandalin” dhe ndaj të gjithë atyre që kanë bërë vepra penale sa ishte drejtor në Spitalin Rajonal në Ferizaj.


Sipas Gërbeshit, në Spitalin Rajonal në Ferizaj, kanë ndodhur një varg keqpërdorimesh, shantazhe, abuzime e deri në vepra të rënda penale.

“Pas maskaradës që më përgatiten njerëz të caktuar për interesat e tyre të ngushta thjeshtë përfituese, unë si ish drejtor i Spitalit të Ferizajt dua të ju bëjë të ditur se nga ditët në vazhdim do të paraqes para juve qytetarë të dashur të gjitha të gjeturat si shkelje, abuzime, keqpërdorime, shantazhe e deri në vepra penale të rënda të ndodhura këto vite në spitalin e Ferizajt”, ka shkruar Gërbeshi.

Gërbeshi ka përçuar mesazhe edhe për të gjitha institucionet e drejtësisë të cilat nuk kanë marrë asnjë veprim lidhur me dëshmitë të cilat ia kishte sjellë për personat e caktuar në Spitalin e Ferizajt.

“Unë ju bëjë të ditur juve që të gjitha institucionet që duhet ti kishin këto gjetje mund t’i kenë pasur në dispozicion apo i kishin dhe asnjë dhe askush nuk kanë ndërmarr asnjë veprim të vetëm. Unë personalisht i kam mbyllur të gjitha llogarit me Spitalin e Ferizajt dhe me Gjykatën, por jam vetëm në pritje të dëmshpërblimit material sepse atë moral e kam marrë tashmë. Këtë e bëjë vetëm për ju dhe të mirën e shëndetësisë dhe vendit, por tani është radha e juaj të mësoni të vërteten dhe pastaj të gjykoni ju”, ka shkruar Gërbeshi.

Kujtojmë se Gërbeshi në janar të vitit 2022 ishte ndaluar për 48 orë nga Departamenti për Krime të Rënda në Ferizaj për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Gërbeshit aso kohe si drejtor i Spitalit Rajonal të Ferizajt, në mungesë të një veture zyrtare, kishte furnizuar veturën personale me karburante në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Rajonal në Ferizaj.

Gërbeshi para Gjykatës, kishte dhënë dëshmitë se e gjithë karburanti aso kohe ishte shpenzuar për punët dhe obligimet që i kishte ndaj këtij spitali.

Telegrafi, ka kontaktuar me Gërbeshin lidhur me postimin e bërë në rrjetin social.

“Po e kam bërë me vetëdije këtë postim dhe në ditët në vazhdim do t’i paraqes të gjitha të gjeturat si shkelje, abuzime, keqpërdorime, shantazhe e deri në vepra penale të rënda të ndodhura këto vite në spitalin e Ferizajt”, ka thënë shkurt Gërbeshi.

Në anën tjetër, me gjithë insistimin, Telegrafi nuk ka arritur të marrë një deklaratë nga drejtuesit e Spitalit të Ferizajt, lidhur me shqetësimet e ngritura nga ish drejtori Gërbeshi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Kalo në kategori