LAJMI I FUNDIT:

Ish-deputetja e PE-së, Doris Pack: Basha nuk respektoi statutin e partisë kur mori vendimin për të përjashtuar Sali Berishën

Ish-deputetja e PE-së, Doris Pack: Basha nuk respektoi statutin e partisë kur mori vendimin për të përjashtuar Sali Berishën

Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack, në një intervistë për Euronews Albania tha se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkeli statutin e partisë kur mori vendimin për të përjashtuar ish-liderin historik Sali Berisha pa marrë mendimin e anëtarësisë.

Sipas saj, SHBA vendosi ta shpallte ‘non grata’ Berishën dhe familjen e tij pa pasur asnjë provë dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri mori një rol politik pasi e shtyu kreun e PD të dëbonte nga Parlamenti Berishën.

“Dhe nuk e kuptoj dot se si kryetari i partisë sonë simotër, Partisë Demokratike, ju bind kësaj pa i marrë mendimin anëtarëve, pasi në statutin e partisë ai është i detyruar që t’i marri mendim se si duhet të sillet në situata të tilla, dhe mendoj se në këtë mënyrë do të kishte pasur mundësi të gjendej një zgjidhje tjetër, ndryshe nga ajo që ai bëri me mendjen e vet”, tha ish-eurodeputetja.


Për Pack, lëvizja e Berishës është një drejtën e tij për të mbrojtur veten, duke fituar mbështetjen e demokratëve që ‘besojnë se shpallja e tij non grata nga SHBA është e pabazë’.

“Pasi ai u keqtrajtua, duke u dëbuar nga grupi parlamentar, nga PD-ja dhe nga Parlamenti. Ndaj, nuk mund të jem kundër tij. Nuk jam pro nuk jam kundër. Mendoj se i takon anëtarëve të PD-së për të gjetur një zgjidhje”, tha Pack.

Ajo sugjeroi që demokratët të mbajnë një kuvend dhe të zgjidhin problemet me letra të hapura.

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori