Aktori amerikan, Justin Thereoux, ish-bashkëshorti i Jennifer Aniston, konfirmoi lidhjen e tij të re me Nicole Brydon Bloom, 23 vjet më e re, në festën e Vanity Fair pas Oscars.

Ka muaj që përflitet për lidhjen e tyre, por ata nuk kanë bërë të ditur asgjë për këtë.


Kjo është hera e parë që ata shfaqen së bashku në një event publik. Ata kanë pozuar të lumtur në tapetin e kuq para fotografëve.

Screenshot 21 11 Foto: Getty Images

Ylli i famshëm zgjodhi për eventin një kostum të zi dhe Nicole po ashtu një fustan të ngushtë të së njëjtës ngjyrë.

Dyshja thuhet se kanë filluar të takohen një vit më parë.

Screenshot 22 9 Foto: Getty Images

Në tetor të vitit të kaluar, ata u panë gjatë një shëtitje në park në Washington të kapur për dore.

Justin dëshiron ta mbajë jetën e tij të dashurisë private.

Screenshot 23 10 Foto: Getty Images

Çifti u takua në një event të Netflix në klubin Zero Bond të New Yorkut.

Se është një lidhje serioze, tregon edhe fakti se Justin ka darkuar me të dashurën e tij të re, nënën e saj Melanie Bloom dhe njerkun David McNulty në New York. /Telegrafi/

Screenshot 24 7 Foto: Getty Images