Njëra ndër banoret më të përfolura të "Big Brother Albania 9", Armela Hysi, ka debutuar tashmë edhe si këngëtare.

Ajo ka prezantuar projektin e saj të parë muzikor, që mban titullin "Thirrëm".


mim1

Muzika është punuar nga Shkumbin Nebihu, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Bleta.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Armela vjen mjaft tërheqëse dhe me një performancë të zjarrtë.

mim3

Ana vizuale i është besuar produksionit kosovar, Imagine Films.

Armela ishte shquar si një ndër banoret më simpatike të edicionit, në të cilin kishte marrë pjesë. /Telegrafi/