LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori Delawie: Shpresoj se Qeveria e Kosovës do të rishqyrtojë lëvizjen e saj për Klan Kosovën

Ish-ambasadori Delawie: Shpresoj se Qeveria e Kosovës do të rishqyrtojë lëvizjen e saj për Klan Kosovën

Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për mbylljen e Klan Kosovës.

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se “minimi i lirisë së shtypit në Kosovë do të ishte një gabim i madh”.

“Shpresoj se Qeveria e Kosovës do të rishqyrtojë lëvizjen e saj për Klan Kosovën”, ka thënë Delawie, duke shpërndarë reagimin e shteteve të QUINT-it dhe të BE-së në lidhje me Klan Kosovën, të cilat u shprehën tejet të shqetësuara me këtë vendim të qeverisë.


Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi të premten se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”.

Vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente, njoftoi MINT të premten.

Më 14 qershor Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ngriti kallëzimi penal ndaj Shoqërisë Tregtare, Klan Kosova.

Kallëzimi penal u ngrit me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.

Më 21 qershor, ARBK-ja e kishte shfuqizuar përkohësisht vendimin e 14 qershorit për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit privat, para se ta kthente në fuqi atë menjëherë më 22 qershor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori