Ai mbetet një ndër ikonat e humorit shqip që ndër vite u kujdes për buzëqeshjet e publikut shqiptar.

Bëhet fjalë për Rasim Thaçin, i cili më mirë njihet në opinion si Cima i "Treshi përsheshit", i cili muajin e kaluar mbushi 70 vjet.


Artisti ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale, ku në stilin e tij të veçantë dhe me doza humori, ka lënë edhe një mesazh.

rasim thaci cima 67659102 135213164391560 1917943278966596874 n

Në fakt, aktori gjatë ditëve të fundit po qëndron në shtetin shqiptar, ku ka zgjedhur t'i kalojë edhe pushimet verore.

"Te nëna Shqipëri. Zallë s’kish se e kishin shti në ndërtim krejt , as mu shtri me flejt s’kish , e gjeta një vend qaty në bunker, për marak", ka shkruar ai ndër të tjerash në llogarinë personale në Facebook.

Ndryshe, Rasim Thaçi – Cima, përndryshe është i lindur më 13 korrik 1949 në fshatin Vukoc të Kosovës, dhe përveç aktrimit, është i njohur edhe si futbollist duke qenë se karrierën e ka nisur në ekipin futbollistik “Flamurtari”. /Telegrafi/