Irani ia përcjell vijat e kuqe Pakistanit - a do t’i pranojë SHBA?

Propozimet dhe vijat e kuqe të Iranit i janë përcjellë kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif.
Një delegacion amerikan i udhëhequr nga zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, dhe një delegacion iranian i udhëhequr nga kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf, janë takuar secili veçmas me kryeministrin pakistanez.
Ende nuk kanë filluar bisedimet e drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Iranit, pasi fillimisht ishte planifikuar një takim i ndarë me liderin pakistanez, shkruan skynews.
Megjithatë, Irani tashmë ka treguar qartë se cilat janë synimet e saja. Gjegjësisht, vijat e kuqe të Teheranit përfshijnë Ngushticën e Hormuzit, pagesën e dëmeve të luftës, lirimin e aseteve të bllokuara të Iranit dhe një armëpushim në të gjithë rajonin.
“Do të negociojmë me gishtin në këmbëz”, tha zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani, në televizionin shtetëror dhe shtoi se “ndërsa jemi të hapur për bisedime, jemi gjithashtu plotësisht të vetëdijshëm për mungesën e besimit; prandaj, ekipi diplomatik i Iranit po hyn në këtë proces me kujdes maksimal”.
Ndryshe, SHBA ka mohuar raportimet se ka pranuar të lirojë asetet financiare iraniane për të cilat kishin raportuar mediat e Iranit. /Telegrafi/





















































