LAJMI I FUNDIT:

IPKO zgjeron dhe modernizon rrjetin

IPKO zgjeron dhe modernizon rrjetin

Më 2018, IPKO ka vazhduar të zgjerojë dhe investojë në rrjetin e saj fiks dhe mobil, duke arritur edhe në zonat më të thella në Kosovë dhe njëkohësisht duke i mundësuar qasje në të gjitha format e komunikimit, secilit qytetar të Kosovës.

IPKO ka zgjeruar rrjetin në segmentin e shërbimeve fikse (TV dhe Internet) në zonat, të cilat nuk kanë qenë të mbuluara më parë nga asnjë operator tjetër. Një pjesë e projektit është bashkë-investim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, përderisa pjesa tjetër e mbetur, është investimi vet kompanisë. Ky projekt është pjesë e Agjendës Digjitale të Kosovës, përderisa Ministria ka zgjedhur fshatrat për ndërtimin e infrastrukturës! Teknologjia në të cilën është investuar në këto fshatra ështëGPON, apo ndryshe e njohur edhe si “Fibri në Shtëpi”.

Ndërsa pjesët tjera të mbuluara me rrjetin dhe shërbimet e IPKO-së, janë zgjedhur në bazë të planit të investimit të kompanisë. Rrjeti është zgjeruar në të shtatë regjionet e Kosovës (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan), duke mbuluar 35 lokacione, vetëm në segmentin e shërbimeve fikse dhe njëkohësisht duke arritur edhe zonat më të thella rurale siç janë: Oshlani, Hercegova, Liqeji, Balinca, Boga, Stankaj,Reka e Allagës e shumë lokacione të tjera.


IPKO ka vazhduar të modernizojë rrjetin e saj në të gjitha regjionet edhe në segmentin e shërbimeve mobile. Përreth 60 lokacione dhe fshatra ekzistuese, tashmë janë modernizuar me teknologjinë 4G.

IPKO njihet si operatori i parë në vend, i cili ofron kualitet të shërbimeve, qëndrueshmëri dhe mbulueshmëri, përderisa mbetet kompania e parë e telekomunikimit që ka sjellë në tregun Kosovar teknologjinë 3G dhe 4G. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori