Ipko Superliga e Kosovës luhet në mesjavë, Prishtina-Feronikeli derbi i javës së 21-të

IPKO Superliga e Kosovës në futboll do të zhvillojë në mesjavë javën e 20-të të kampionatit.
Këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 21-të në IPKO Superligë, derisa në fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 22-të.
Më saktë këto ndeshje do të luhen gjatë të martë dhe mërkurë, ku në ditën e parë zhvillohet një ndeshje, ndërsa të mërkurën edhe pesë tjera.
Java e 21-të hapet me ndeshjen Ballkani-Drita, e cila zhvillohet në Therandë me fillim nga ora 13:00.
Të mërkurën kanë ndeshje do të zhvillohen nga ora 13:00, ku takimi më interesant në këtë orar pritet të jetë ani në mes të Gjilanit dhe Llapit.

Tri takimet tjera janë ai në Skenderaj, ku Drenica pret Flamurtarin në derbin kuqezi, në Mitrovicë luhet Trepça '89-Liria, ndërsa Ferizaji është nikoqir i KEK-ut.
Derbi i kësaj jave pritet të zhvillohet nga ora 17:00, ku në stadiumin "Fadil Vokrri", Prishtina e pret liderin Feronikelin.
Disa nga ndeshjet më interesante janë në transferim në platformën Ipko në kanalet e Supersport Kosova.
IPKO Superliga – Java e 21-të E martë, 5 mars ora 13:30Ballkani – DritaE mërkurë, 6 mars ora 13:30Gjilani – Llapi Drenica – Flamurtari Trepça ’89 – Liria Ferizaj – KEK-u Prishtina – Feronikeli ora 17:00/Telegrafi/









































