IPKO do të jetë sponsor gjeneral i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK, kësaj ngjarjeje kulturore, e cila po bëhet një shtyllë e rëndësishme për artin dhe kulturën në Kosovë.
Ky festival, i cili do të mbahet më 24, 25 dhe 26 tetor në Prishtinë, është më shumë se një garë muzikore, është një festë e madhe e muzikës shqipe që bashkon emocionet e publikut me performancat e artistëve të rinj dhe të njohur.
Për tri ditë, publiku do të përjetojë momente unike, plot origjinalitet dhe energji muzikore.
Pas suksesit të vitit të kaluar, festivali rikthehet për të mbështetur dhe promovuar talentet e muzikës në Kosovë. Me 16 këngë garuese, ai ofron një platformë unike për artistët dhe dashamirët e muzikës, duke ofruar një përvojë të paharrueshme për publikun.
“Festivali i Këngës është më shumë se një skenë, është një udhëtim artistik që mbledh talentet e reja dhe emocionet e publikut. Mbështetja e këtij festivali na mundëson të fuqizojmë zërat e rinj dhe të kontribuojmë në zhvillimin e kulturës muzikore në Kosovë,” theksoi Afrika Zyferi, udhëheqëse e komunikimit në IPKO.
Përmes mbështetjes së këtij festivali, IPKO nxit zhvillimin e artistëve të rinj dhe promovon krijimtarinë dhe bashkëpunimin artistik, duke kontribuar në forcimin e identitetit kulturor të Kosovës.
Angazhimi i kompanisë në mbështetje të Festivalit të Këngës, si dhe ngjarjeve të tjera kulturore të rëndësishme në vend, thekson rëndësinë e promovimit të artit dhe kreativitetit.
Kjo dëshmon përkushtimin e IPKO-s për të siguruar një platformë të qëndrueshme për shprehjen artistike dhe për të avancuar komunitetin artistik në vend.
IPKO është lider në fushën e telekomunikacionit në Kosovë, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë për telefoninë mobile, internetin dhe televizionin digjital.
Për më shumë informacion rreth shërbimeve të IPKO-së, vizitoni www.ipko.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Saga e Hotelit Grand - Pse do të paguajë Kosova miliona për privatizimin e dështuar?

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja