LAJMI I FUNDIT:

IPKO ndihmon 328 familje kosovare

IPKO ndihmon 328 familje kosovare

Për festën e Vitit të Ri 2009, kompania e telekomunikimit Ipko ka organizuar aksion humanitar për familjet nevojtare në komunën e Malishevës. Aksioni humanitar përfshin grumbullim fondesh për ndihmë familjeve kosovare nga kompania Ipko dhe nga stafi i kompanisë duke ngritur kështu në 328, numrin e familjeve që pranuan pako ushqimore dhe higjienike. Ndërkaq dhuratë speciale për Vitin e Ri, kompania Ipko ka bërë për 20 fëmijët nga familjet e dëshmorëve në Malishevë.

Në një njoftim zyrtar të kompanisë këtë projekt Ipko e ka realizuar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, i cili ka asistuar në identifikimin dhe përzgjedhjen e familjeve me kushte të vështira të jetesës.

“Komuna e Malishevës është lokacioni që është ndihmuar kësaj radhe, pasi që numri më i madh i familjeve nevojtare të regjistruara në listat e Kryqit të Kuq të Kosovës është në Malishevë. Gjithashtu këto familje nuk kanë pranuar ndihma për një në periudhë më të gjatë kohore”.

Në po të nijetin njoftim thuhet se, ky aksion humanitar ka për qëllim që të kontribuojë në shoqërinë kosovare, duke iu përgjigjur nevojave të qytetarëve tanë dhe njëkohësisht duke inkurajuar bizneset tjera kosovare që të ndjekin një iniciativë të tillë. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori