IPKO Telecommunications LLC, duke qenë kompanitë e telekomunikacionit me rritjen më të shpejtë në Evropë, vazhdon të sjellë risi dhe të prezantojë ide inovative në Kosovë. Duke u bazuar në themele të forta zhvillimi, IPKO së fundmi ka krijuar një program partneriteti, duke ftuar njerëz që kanë ide të ndryshme në lidhje me sektorin e TIK-ut, të zhvillojnë së bashku koncepte të biznesit, si partnerë.
Duke marrë këtë qasje, IPKO është e vendosur të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë njerëzit / partnerët e biznesit që duan t’i qasen IPKO dhe të zhvillojnë ide dhe koncepte biznesi së bashku për sukses të përbashkët.
Të gjithë me një ide apo vizion, sado i thjeshtë që mund të duket, mund të aplikojnë në këtë program partneriteti dhe të përfitojnë nga burimet e shumta të IPKO-s.
CEO i IPKO-së, Robert Erzin deklaroi: “Trendet dhe inovacionet në industrinë e TIK-ut po evoluojnë më shpejt sesa mund të ndjekë ndonjë kompani e telekomunikacionit. Në çdo kohë, kërkohen qasje të reja me ide novatore. Ne në IPKO, jemi shumë të shtyrë të investojmë dhe të jemi në përputhje me zhvillimet më të fundit teknologjike. Duke pasur infrastrukturën, rrjetin dhe teknologjinë e nevojshme, ne jemi të motivuar të ndihmojmë njerëzit me ide inovative për të arritur qëllimet e tyre më shpejt duke u bërë Partnerë në Biznes. ” Për më tepër, ai shtoi: “Objektivi ynë është të jemi të suksesshëm së bashku. Kompanitë e IT-së duhet të na konsiderojnë një partner dhe jo një konkurrencë. Të gjithë mund të na afrohen me idetë e tyre dhe ne do të analizojmë dhe zhvillojmë së bashku mënyrën më të mirë për bashkëpunim dhe sukses për të dy palët ”.
Siç shpjegohet nga udhëheqësi i programit, Blendi Pustina, duke qenë një partner me IPKO, ka përfitime të shumta për bizneset e vogla dhe individët, pasi të qenit një kompani e zhvilluar telekomunikacioni ka përparësitë e saj të shumta në treg. Së pari dhe më kryesorja, IPKO Partnerët do të përfitojnë nga infrastruktura dhe teknologjia e përparuar që IPKO ndërtoi gjatë gjithë këtyre viteve të operimit në tregun e Kosovës. Rrjeti i tij i gjerë, stabiliteti i internetit, qendra më moderne e të dhënave në vend, hosting-u dhe shumë shërbime të tjera, e bëjnë IPKO një partner të jashtëzakonshëm për çdo biznes. Për më tepër, IPKO ka një numër të madh të punonjësve me përvojë me të cilët bizneset mund të bashkohen për të zhvilluar idetë e tyre, për të marrë mbështetje dhe këshillim. Për më tepër, Partnerët IPKO do të kenë qasje në një numër të madh të konsumatorëve, individual dhe biznesi, klientë besnikë, të cilët vendosin besimin e tyre në produktet dhe shërbimet e IPKO. Partnerët e IPKO do të përfitojë nga kanalet e shitjes së IPKO si dhe kanalet e marketingut për një arritje më të madhe të blerësve të mundshëm.
Për më shumë informacion në lidhje me Programin e Partneritetit dhe metodat e aplikimit, ju lutemi vizitoni www.ipko.com/ict-partneriteti.
IPKO njihet si një nga kompanitë e telekomunikacionit me rritjen më të shpejtë në Evropë. Themeluar në vitin 1999, IPKO është rritur nga të qenit ofruesi i parë i Internetit në të gjithë Kosovën, në një ndërmarrje moderne që ofron gamë të plotë të shërbimeve të integruara, si dhe përmbajtje televizive në shërbimet fikse dhe të telefonisë mobile siç janë: TV kabllor digjital, shërbime interneti dhe telefonia fikse. Sot, IPKO është operatori më i madh dhe më i përparuar celular i cili ofron internet të shpejtë – rrjete 3G dhe 4G në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi