Ipko Foundation dhe AUK TDI dhe KUSA organizojnë konferencën “Girls in ICT 2019” – të gjitha aktivitetet janë FALAS
![Ipko Foundation dhe AUK TDI dhe KUSA organizojnë konferencën “Girls in ICT 2019” – të gjitha aktivitetet janë FALAS](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/04/GICT-Design-1-780x439.jpg)
Që nga fillimi, rreth 300,000 vajza dhe gra marrin pjesë në më shumë se 11,000 organizime për Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, në rreth 171 shtete të botës.
Ipko Foundation, KUSA dhe RIT Kosova (A.U.K) Training and Development Institute – TDI për të 5-tin vit me radhë organizojnë konferencën “Girls in ICT”, në ditën ndërkombëtare të vajzave, e cila kontribuon direkt në edukimin e qindra vajzave në fushën e teknologjisë se informacionit dhe komunikimit, përmes folësve inspirues, punëtorive interaktive dhe panairit të punës.
Girls in ICT 2019 do të mbahet me 26 prill (e premte), në kampusin e RIT Kosova (A.U.K). Në këtë konferencë do të ketë të ftuar folës lokal dhe ndërkombëtar, përfaqësues të institucioneve publike dhe private, OJQ dhe individë të cilët janë të përfshirë në fushën e teknologjisë informative, ku të gjithë punojnë drejtë fuqizimit dhe përfshirjes së vajzave dhe grave në fushën e teknologjisë.
Çfarë do të ofrojë kjo konferencë?
Pjesëmarrësit në konferencë do të kenë mundësi të ndjekin fjalimet e dy folësve:
– Drena Kusari Berisha – Kosovarja e parë e cila diplomoi nga Harvard Business School dhe aktualisht është menaxhere gjenerale në “LYFT”, po rikthehet në Kosovë për Girls in ICT 2019
– Avery Louise Bang – Presidente dhe CEO e Bridges to Prosperity (B2P), një organizatë jofitimprurëse që u siguron komuniteteve të izoluara qasje në kujdesin shëndetësor, edukimin dhe mundësitë ekonomike, duke ndërtuar ura mbi lumenj.
Aktivitetet tjera janë punëtoritë ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë aftësi të lidhura me lidership dhe TIK.
Do të ketë gjithsej tri punëtori:
1: “Building Bridges with Bridges to Prosperity”– E udhëhequr nga Avery Bang, do të trajnojë vajzat të krijojnë një model te urës përmes materialeve te thjeshta.
2: Penetration Testing Workshop – Prishtina Bus Tour – E udhëhequr nga Blerim Jahiu, ku në udhëtim me autobus nëpër qytet do bëhet skenimi i wireless rrjetave me laptop duke përdorur WarDriving. Përmes programeve të posaçme do të skanohen pikat wireless gjatë gjithë rrugëtimit të linjës 4 të autobusit, për të kuptuar se a janë të siguruara dhe të mbrojtura.
3: Hans on Hacking Workshop – E udhëhequr nga Daniel Bohannon, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shikojnë si bëhet sulm në burim të hapur në botën reale të quajtur Metasploit për të gjeneruar një dokument për të shkaktuar dëme (ashtu si sulmuesit e vërtetë bëjnë çdo ditë) dhe pastaj do të shohin se sa lehtë me hapjen e një dokumenti mund t’i japë një sulmuesi të largët kontroll të plotë mbi kompjuterin tuaj.
Pas përfundimit të punëtorive ku të gjithë pjesëmarrësit do të marrin certifikatë, do të organizohet një koktej për të pranishmit. Dita do të përmbyllet me Panairin e Punës, ku prezente do të jenë kompani dhe OJQ të cilat punojnë në fushën e TIK-ut dhe të tjera, e cila do të shërbejë për mundësi punësimi për pjesëmarrësit dhe këshillim për orientimin e tyre në karrierë. Prandaj, të gjitha vajzat pjesëmarrëse në panair, rekomandohen të kenë me vete CV-në e tyre.
Përveç këtyre, 20 nga vajzat do të kenë fatin të fitojnë trajnime falas nga RIT Kosova (A.U.K) TDI, të cilat do të përzgjidhen në bazë të një loje shpërblyese që do të zhvillohet gjatë ditës.
Girls in ICT 2019 implementohet nga Ipko Foundation, RIT Kosova (A.U.K) TDI, KUSA, dhe mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Projektit USAID Empower dhe UNWomen.
Eventi është i hapur për të gjithë, dhe të gjitha aktivitete ofrohen FALAS. Për të qenë pjesëmarrës në event duhet të plotësohet vetëm forma e aplikimit në këtë LINK.
(artikull i sponsorizuar)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Pesë gjëra që femrat duhet t’i bëjnë pa frikë në shtrat!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/n-bed-at-home-GUSF06408-780x439.jpg)
Pesë gjëra që femrat duhet t’i bëjnë pa frikë në shtrat!
![Gjithçka që duhet të dini për shtatzëninë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pregnancy-780x439.png)
Gjithçka që duhet të dini për shtatzëninë
![Ndërthurje e stilit dhe tendencave: Këto dama me veshjet e tyre të veçanta lanë nam në Paris](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/785-0-67a2354a767.jpg)
Ndërthurje e stilit dhe tendencave: Këto dama me veshjet e tyre të veçanta lanë nam në Paris
![“Pixie Dust”: Trendi i thonjve që po preferohet më shumë se kurrë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/PIXIE-DUST-NAILS-150523.jpg)
“Pixie Dust”: Trendi i thonjve që po preferohet më shumë se kurrë
![Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sleep-780x439.png)
Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe