LAJMI I FUNDIT:

iPhone 15 mund të mbushë një iPhone tjetër

iPhone 15 mund të mbushë një iPhone tjetër

Modelet iPhone 15 dhe iPhone 15 Pro të Apple tanimë janë të pajisur me portin USB-C në vend të portit Lightning, si për qëllime të karikimit dhe transferimit të të dhënave, dhe tani ky port i ri lejon që iPhone-ët të karikojnë një gamë të gjerë pajisjesh me portin USB-C, duke përfshirë edhe një iPhone tjetër, raporton MacRumors.

Siç demonstrohet nga Marques Brownlee, i cili ndau videon në Twitter ai lidhi dy iPhone-ët me një kabllo që është për USB-C dhe po ashtu Lightning, dhe iPhone 15 e mbush versionin e vjetër të iPhone-it që ka portin Lightning, transmeton Telegrafi.


Nëse lidhim me kabllo një iPhone Lightning me një iPhone 15 me USB-C, iPhone 15 gjithmonë do të sigurojë energji për iPhone-in me portin Lightning, edhe nëse bateria e iPhone 15 është më e ulët.

Kështu, në rast se lidhim një iPhone 15 me një iPhone 15 tjetër, të dyja pajisjet komunikojnë me njëra-tjetrën, për të përcaktuar se cili telefon ka bateri më pak në mënyrë që të transferojë energjinë tek tjetri.

Pra, nëse nuk keni shumë bateri në telefon dhe një mik i juaji posedon një iPhone 15 me një bateri të plotë, ju mund ta lidhni iPhone-in tuaj për ta mbushur telefonin tuaj.

Në rast të ndonjë telefoni Android USB-C, nëse pajisja Android ka mbështetjen USB Power Delivery dhe e lidhni me një iPhone me bateri më pak, pajisja Android do të jetë në gjendje të ofrojë energji për tjetrin.

Nëse telefoni Android nuk posedon mbështetjen USB PD, rezultati është i paqëndrueshëm dhe nuk ka asnjë mënyrë të parashikohet se cili telefon do të jetë karikuesi dhe cili do të ngarkohet. /Telegrafi/