Tashmë kemi një ide mjaft të mirë se si do të duket iPhone 12 kur të vije momenti që ai të dalë në treg dhe është e sigurt të themi se mund të habiteni.

Apple nuk do të devijojë nga drejtkëndëshi i zi standard që i shërbeu aq mirë për dekadën e fundit, por një koncept i guximshëm nga studenti gjerman i dizajnit industrial Louis Berger ofron një vizion rrënjësisht të ndryshëm se si mund të funksionojnë telefonat, transmeton Telegrafi.


3 5

Meqenëse telefonat inteligjentë me kamera të avancuara duket se kërkojnë hapësira shtesë për të fshehur konfigurimet e kamerës, Berger krijoi një koncept të quajtur Mosaic, ku moduli mund të hiqet dhe të funksionojë pa hostin e tij të telefonit të mençur.

1 7

2 4

Më herët është raportuar se iPhone mund të dalë në treg në shtator të këtij viti, por kjo ngjarje mund të shtyhet deri në nëntor mbase, si rezultat i pandemisë COVID-19. /Telegrafi/