"Roli i Shkencës dhe Inovacionit në Avancimin Kombëtar" ishte tema e konferencës që u organizua nga Instituti për Avancim Kombëtar (IPAK) më 14 dhe 15 qershor 2024 në Prizren

Konferenca u mbajt në sallën me një ambient të shkëlqyeshëm pune në Hotelin Albatros, pronë e Prof. Ing. Rexhep Gashi, Ex-MBA, Ing. MSc. EPFL-HEC, bashkë-iniciues i IPAK, një shkencëtar i përmasave ndërkombëtare, që punon dhe jeton në Zvicër.


Prof. Dr. Fadil Çitaku, profesor i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale në Akademinë e Shkencave të Lidershipit në Zvicër (ALSS), supervisor në ETH të Cyrihut, bashkë-iniciues dhe kryetar i IPAK, tha në fillim të konferencës se misioni i Institutit për Avancim Kombëtar është të krijojë mundësi për një jetë dinjitoze për shqiptarët në tërë botën.

“Misioni i Institutit për Avancim Kombëtar është që çdo shqiptar në tërë botën të ketë mundësi të jetojë një jetë me dinjitet. Ne kemi një diasporë jashtëzakonisht të shkolluar dhe me përvojë të madhe në vendet perëndimore ku konkurrenca është e lartë, dhe ne dëshirojmë që këto njohuri dhe këto përvoja t’i bartim në vendet amë dhe të punojmë edhe me ekspertë nga vendet amë për avancimin e kombit tonë.”

Logo Ipak new no background

Në këtë konferencë ishin të ftuar politikanë nga vendet amë, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, por përveç Prof. Dr. Jahja Kokaj, deputet i Kuvendit të Kosovës, asnjë nga politikanët e ftuar nuk ishte prezent.

Në këtë konferencë u prezantuan punime shkencore dhe projekte konkrete nga fusha shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendeve amë. Temat që u trajtuan ishin nga këto fusha: shkencat ekzakte, teknologjia dhe energjia, neuroleadershipi, neuromarketingu, neurobiznesi, inteligjenca emocionale, arsimi, biznesi dhe ekonomia, shëndeti/mjekësia, politika, informatika, bujqësia dhe blegtoria.

IMG 20240617 WA0002

Folësit kryesorë, ishin nga të gjitha trojet Shqiptare, që shumica prej tyre jetojnë në vendet perëndimore. Ato/ata ishin: Fadil Çitaku, Hetem Ramadani, Rexhep Gashi, Fatmir Zymberi, Aurora Dollenberg, Jahja Kokaj, Nustret Pllana, Salih Sefa, Sulejman Vejseli, Fitije Hasan Mejnizolli, Ilir Seferi, Hava Shabanaj, Naim Abazi, Enver Alilaj, Petrit Markaj, Entjona Dingo, Xhavit Lipaj, Isa Hajdari, Hilmi Asllani, Blerina Rusiti, Vehbi Zeqiri, Sabri Agimi, Fikrije Salihu, Erjon Abazi, Fadil Brovina, Agim Prokshaj, Bashkim Çitaku, Xhevat Murseli dhe Entjona Dingo. Konferencën e moderoi shkëlqyeshëm Erta Ceku.

WhatsApp Bild 2024 06 17 um 15.03.11 8f610b2b

Pas përfundimit të punimeve të ditës së parë të Konferencës, delegacioni vizitoi Kompleksin Memorial të Familjes Jashari dhe bëri homazhe në varrezat e Jasharëve. Ky delegacion u prit nga kryefamiljari i Familjes Jashari, Rifat Jashari, i cili shprehu mirënjohjen e tij për punën që Instituti për Avancim Kombëtar po bën për të ndihmuar vendet amë të avancohen në çdo lëmi. Në emër të Institutit për Avancim Kombëtar, kryetari i saj i dhuroi Rifat Jasharit Modelin e Kompetencave të Lidershipit Drenica, të publikuar në Kanada dhe Modelin e Kompetencave të Lidershipit Çitaku, të publikuar në Britani të Madhe.

WhatsApp Bild 2024 06 17 um 14.58.19 43b241ec

Pas përfundimit të punimeve të ditës së dytë të konferencës, delegacioni i Institutit për Avancim Kombëtar bëri homazhe në varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Landovicë.

Në përfundim të kësaj konference u zhvillua një rezyme e prezantimeve dhe projekteve që u prezantuan dhe u vendos që Instituti për Avancim Kombëtar t’u ofrojë ministrive përkatëse të vendeve amë projekte konkrete në fusha të ndryshme nga ekspertët e vet. Institutit për Avancim Kombëtar iu bashkëngjitën edhe anëtarë të rinj të njohur në botën e shkencës por edhe të biznesit, ndër ta edhe dy afaristë shumë të suksesshëm, Hetem Ramadani dhe Fatmir Zymberi.

Anëtarët e Institutit për Avancim Kombëtar votuan unanimisht që Prof. Dr. Fadil Çitaku të vazhdojë të jetë kryetar i këtij instituti deri në zgjedhjet e ardhshme.

Për të gjithë partnerët potencial, që dëshirojnë të bashkëpunojnë në ndonjë projekt konkret me Institutin për Avancim Kombëtar, por edhe për të gjithë ato/ata që dëshirojnë të bëhen anëtare /anëtar të këtij instituti mund ta kontaktojnë administratën përmes këtij e-maili: info@ipak-institute.com /Telegrafi/