LAJMI I FUNDIT:

Investitorët e huaj, të zhgënjyer me mungesën e fuqisë punëtore në Maqedoni

Investitorët e huaj, të zhgënjyer me mungesën e fuqisë punëtore në Maqedoni

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut shpresojnë që gjatë vitit 2022 të kapet hapi sa i përket tërheqjes së kapitalit të investitorëve të huaj me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Maqedonia e Veriut, pas anëtarësimit në NATO, kishte pritje që t’i shumëfishojë investimet e huaja, por një gjë e tillë nuk ndodhi, madje gjendet në fund të listës së Ballkanit Perëndimor, duke lënë pas vetes vetëm Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën.

Drejtori i Drejtorisë së zonave zhvillimore teknologjike-industriale, Jovan Despotovski, thotë për Radion Evropa Lirë se për fat të keq anëtarësimi i vendit në NATO ka përkuar me fillimin e pandemisë dhe në këtë mënyrë është ndalur hovi i pritur i investimeve të huaja.


“Anëtarësimi në NATO, të themi, erdhi në një moment të ndërlikuar, global, siç ishte fillimi i krizës së pandemisë. Unë pres që në vitin 2022, me fillimin e pritur të nisjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian, do të ketë argument plotësues – për shkak se çdo investitor, sidomos investitorët e huaj seriozë janë të interesuar për sigurinë – pres që ajo situatë që kishim në të kaluarën, kur sytë e investitorëve ishin të drejtuar kah Serbia, tashmë të kemi një ndryshim të realitetit me atë që interesimi i investitorëve të drejtohet kah Maqedonia e Veriut”, thotë Despotovski.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thonë se krahas korrupsionit dhe politikave të këqija ekonomike, problemi qëndron edhe te mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore, si dhe ofertat më të mira që ofrojnë vendet e rajonit.

Arben Halili, i cili ishte dhe drejtor i Zonës Teknologjike Industriale në Tetovë, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se Maqedonia e Veriut është promovuar si shtet që ofron forcë të lirë punëtore, ndërkohë që për investitorët problematikë mbetet sigurimi i punëtorëve të kualifikuar.

“Investitorët e huaj vijnë në një vend jo vetëm për fuqinë e lirë punëtore, por mbi të gjitha edhe për fuqinë e kualifikuar. Mungesa e fuqisë së kualifikuar në vend është një nga shakatarët kryesorë që Maqedonia e Veriut si shtet e humb primatin në rajon dhe më gjerë i të qenët një vend atraktiv, për investitorët e huaj. Së dyti kemi faktorin politik. Mungesa e stabilitetit polik, po ashtu, është një nga faktorët kryesorë për thithjen e kapitalit të huaj”, thotë Halili.

Ndryshe, në bazë të Raportit të Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut si shtet ka shënuar rënie më të madhe për sa i përket investimeve të huaja gjatë vitit të shpërthimit të pandemisë.

Investimet e huaja, në vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë vitit 2020, kur u paraqit pandemia COVID-19, shënuan 14 për qind ulje krahasuar me vitin 2019. Ndërkaq, Maqedonia e Veriut shënoi ulje prej 39 për qind të investimeve të huaja apo trefish më shumë se mesatarja e vendeve të rajonit.

Gjatë vitit të kaluar në periudhën kohore janar-shtator investimet e huaja arritën në vlerë prej 285.6 milionë euro kryesisht si rezultat i riinvestimit të fitimit të këtyre kompanive.

Edhe në analizën e Institutit për Politikë Ekonomike “Finance Think”, theksohet se Maqedonia e Veriut si shtet, e humb betejën për sa i përket investimeve të huaja.

“Për momentin, vendi po e humb betejën. Ka një rënie të peshës së investimeve të huaja në rajon sepse ka konkurrencë. Nëse në një vend ka rritje të IHD-ve, në një vend tjetër duhet të ketë një ulje. Kjo atmosferë konkurruese aktualisht nuk i përshtatet Maqedonisë së Veriut. Me rritjen e përqindjes së investimeve të huaja direkte në Ballkanin Perëndimor, pjesa e Maqedonisë së Veriut në investimet në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet, veçanërisht në katër vitet e fundit”, thekson Bojan Srbinoski, nga Instituti për Politikë Ekonomike, “Finance Think”.

Investimet e huaja direkte përbëjnë një pjesë të vogël për sa i përket pjesëmarrjes bruto prodhimin e brendshëm vendor.

Në bazë të të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2019, investimet e huaja përbëjnë vetëm 4 për qind në Bruto Prodhimin Vendor të Maqedonisë së Veriut, përderisa investimet e huaja në Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi përbëjnë mbi 7 për qind të Bruto Prodhimit Vendor të këtyre shteteve.

Prapa Maqedonisë së Veriut nga vendet e rajonit radhiten vetëm Kosova dhe Bosnja e Hercegovina./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori