LAJMI I FUNDIT:

Investime edhe në stadiumin në Suharekë

Investime edhe në stadiumin në Suharekë

Në vazhdën e investimeve kapitale në sport, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Suharekës, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për “Renovimin e Stadiumit të futbollit në Suharekë”.

Në një njoftim për media thuhet se nëpërmjet këtij memorandumi, MKRS-ja investon mjete financiare prej 277 mijë eurosh, për vitin 2016 dhe 2017, ndërsa Komuna e Suharekës, merr përsipër të investojë mjete financiare në vlerë prej 173 mijë eurosh, në periudhën 2016-2017.

Me këtë rast, Ministri Kujtim Shala u shpreh se investimet kapitale që po bëhen në bashkëpunim të ngushtë me komunat dhe në këtë fazë të rëndësishme për sportin e Kosovës, janë të domosdoshme dhe ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së sportit të Kosovës, sidomos tani kur jemi pjesë e futbollit ndërkombëtar.


Ndërsa kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, u shpreh se ky investim kapital në Suharekë është tejet i rëndësishëm për futbollin e Suharekës, sepse krijon kushte më të volitshme për sportistët dhe zhvillimin e garave në kushte më të mira.

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Kalo në kategori