LAJMI I FUNDIT:

“Intimidimi i gazetares”, deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

“Intimidimi i gazetares”, deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe drejtorëve të RTK-së pasi intervista e tij e së premtes në televizionin publik ngjalli reagime.

Basha përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se reagimet e tyre janë cenim i lirisë së shprehjes.

Ai shton se i është përgjigjur me korrektësi gazetares së RTK-së dhe se nuk e ka intimiduar atë.

Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Lexo po ashtu Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme

Reagimi i plotë i deputetit Dimal Basha

Qenka shqetësu AGK dhe drejtorat e RTK-së, se kinse unë paskam intimidu gazetaren dhe se e kam sulmu AGK-në!

Disa argumente pse asnjëra nuk qëndron dhe reagimet e tyre janë padije dhe vet cenim i lirisë së shprehjes!

Intimidimi!

E para, unë asnjëherë nuk e kam intimidu gazetaren. Unë jam përgjigj herën e parë për temën e asociacionit me shumë korrektësi, dhe kur më pyeti përsëri për asociacionin, i përgjigja se NUK do duhej që tek dialogu asociacioni të jetë prioritet dhe temë kryesore! E kuptoj me u insistu ne RTS, por për gazetarët tanë NUK duhet me qenë VEÇ Asociacioni, sepse janë edhe 38 marrëveshjeve tjera! Ky është jo vetëm mendim, por edhe bindje e thellë e imja që pavetëdijshëm plot gazetarë po biejnë në grackën e Serbisë dhe po e vënë në qendër një marrëveshje të vetme që i intereson vetëm Vuçiqit! Si na qenka intimiduese një kritike e imja që sfidon gazetarën se asociacioni nuk duhet me qenë shqetësimi kryesor në debat? Paradoksale, po kërkoni me ma dënu të drejtën e mendimit duke u thirrë në liri të shprehjes? Kjo tregon që NUK keni fare haber në këtë fushë!

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Lexo po ashtu AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Se di a e keni vërejtë se edhe kur Lajçak dhe Eskobar vijnë këtu, pjesa më e madhe e gazetarëve, pyetjen e vetme e kanë se “a do të zbatohet asociacioni,” “a do të ketë masa nëse nuk bëhet asociacioni…. “ Asnjë pyetje për 38 marrëveshjet tjera? As për shkeljet e Serbisë! As për të pagjeturit! As për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë! Pra këtë fenomen e gjeni shumë më të theksuar tek plotë gazetarë, por unë mendoj që mediumi publik që paguhet me taksa të qytetarëve duhet të ketë qasje tjetër! Si na qenka kjo kritikë e imja intimidim?!

Shkurt, unë kam qenë kritik që asociacioni të mos jetë pjesë kryesore e debatit mbi dialogun, dhe kjo pasi isha përgjigj njëherë, dhe pas kësaj pyetje ne kemi vazhdu intervistën me pyetje tjera me shumë korrektësi, dhe jemi përshëndet pa asnjë hatërmbetje. Këtë e ka debati dhe kjo është demokracia! Kush thotë ndryshe nuk merr vesh në këtë fushë!

Kërcënimi!

Tjetra, AGK paska thënë se i kam sulmu! Pse nuk po e bëni publik se cili na qenka sulmi ndaj jush? A e dini pse? Sepse NUK ka sulm!

Unë e kam kritiku AGK-në, dhe kam ofru për tri argumente! ? ????, që e kanë mbrojtë Klan Kosovën duke na akuzu se po e cenojmë lirinë e shtypit, kur aty s’ka pas lidhje me liri të shtypit por me mashtrim të kompanisë ndaj shtetit.? ????, që nuk reagon ndaj shpifjeve të përditshme të disa portaleve dhe gazetarëve që po e njollosin punën e gazetarëve të ndershëm! ??? ? ?????, që nuk mirren me pjesën ku raportet ndërkombëtare flasin zi e terr për mediat në Kosovë, ku i akuzojnë se marrin pare për raportime pozitive, dhe gjithashtu korruptohen për me braktis hetime! Raportet gjuthashtu flasin se si elita politike e biznisore ndikojnë te mediume të ndryshme. A janë raportet ndërkombëtare sulme ndaj jush?

Pse e njejta kritikë e imja qenka sulm, por kur e thotë Amerika ju strukeni dhe i paketoni kritikat e mia si sulme! Paradoksale dhe e rrezikshme, sepse ??? ? ???????? ??????ë? ?? ????, ??? ë???ë ???????ë ?? ?? ????? ???ë? ?ë ??? ?’?? ????????, ?ë ??? ? ??? ?? ?? ???? ?? ?????? ???????? ? ???ë ?ë ??ë? ?ë ??ë ?????????? ?ë ?? ????? ?? ??????? ??ë! Dobët, shumë dobët!

Drejtori i RTK-së!

Kurse shkurt te reagimi i drejtorit të RTK-së. Mirë shumë që ka reagu, sepse nuk ka me mbrojtë asnjë indidvid të asnjë subjekti, por vetëm lirinë e shprehjes, mirëpo çka më vie keq është që as drejtori nuk e merr vesh këtë fushë dhe del reagon, sepse nuk i pëlqen kritika im rreth një teme. Ku ka kërcënim të lirisë së shtypit me kritika. Kritikat mund të mos i pëlqejnë as drejtorit e as gazetares, por ky është thelbi i lirisë së shprehjes, ku debatohet për këdo dhe gjithçka! E di që jeni të pavarun, dhe uroj gjithmonë të mbeteni të tillë, por ?????ë??? ??? ??? ?? ???????? ??? ???????.

Fatkeqësisht ?? ????ë????? ????? ??????? ? ?????ë???ë, ????? ???? ??? ????ë ?? ?ë ??ë? ?ë ?????ë???ë ?? ???????? ??????? ???? ç???? ?ë ??? ?ë??ë ? ???????ë. Dobët, tepër dobët, sepse po tregoni se sa pak merrni vesh në këtë fushë që e keni edhe profesion, e kjo më shqetëson sepse ju udhëheqni me një medium publik dhe për më tepër liria e shprehjes është shtylla e demokracisë!

Për fund, kritika është liri e shprehjes, dhe paketimi i kritikës si intimidim dhe sulm është padije dhe tendence me shtyp atë. Më së shumti më shqetëson fakti që po bëjnë thirrje ta vrasin debatin dhe vet fjalën e lirë gazetarët dhe organizata që janë të thirrur ta mbrojnë atë!

Dobët, shumë dobët!