Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot është intervistuar E.K i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzhullahu.
I njëjti është mbrojtur në heshtje. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, avokati i tij Skender Musa.
Avokati ka treguar gjithashtu se klienti i tij vazhdon të jetë i rënduar emocionalisht pas rastit që ka ndodhur dhe se i njëjti është duke u marrë medikamente që i janë përshkruar nga mjekët.
“Nuk i është keqësuar gjendja gjatë intervistimit në Prokurori, gjendjen e ka pas të keqësuar në aspektin emocional e psikik prej momentit që e ka kuptuar se ka ndërruar jetë i ndjeri. Është duke marrë medikamentet që ia kanë përshkruar mjekët këtu veç ka shpreh keqardhje shumë, pak është emocionuar”, ka thënë Musa.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se i dyshuari tjetër për këtë rast do të intervistohet rreth orës 13:30.
18 vjeçari nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu kishte ndërruar jetë në QKUK, si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar nga goditja me veturë dhe pastaj me shufra metalike nga dy të mitur më 14 janar të këtij viti.
Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, më 15 janar 2024 kishte parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të miturve të dyshuar se i shkaktuan lëndime të rënda trupore Lulzim Fejzullahut i cili më pas ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të miturve, është bërë më 15 janar 2024, kur tani i ndjeri ishte duke u trajtuar në QKUK, e i cili më 20 janar ndërroi jetë, duke bërë që pas kësaj rrethane, vepra penale të ricilësohet nga “Vrasje në tentativë” në “Vrasje”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare