Dhitë e ngecura në pjesën e ngushtë, anash një ure në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara, u shpëtuan nëpërmjet një intervenimi të ekipit për mirëmbajtjen e urës.

Kafshët e ikura prej ferme, provuan të dalin në pjesën tjetër të lumit, duke u ngjitur sipër strukturës së lartë rreth 30 metra, transmeton Telegrafi.


“Nuk dihet se gjatë kanë ndenjur dhitë aty, por sapo janë parë nga kalimtarët e rastit, u njoftuan forcat e rendit” është thënë në raport.

Intervenimi foto 2 Dhitë e ngecura anash urës

Mësohet se dhitë u shpëtuan nga punëtorët e kompanisë që merret me kontrollin dhe riparimin e dëmeve në këtë urë.

Nëpërmjet një krani, dy punonjës e kanë marrë një dhi brenda shportë, teksa tjetra nisi të ecte, sepse iu largua pendesa.

Intervenimi foto 3 Shpëtimi nëpërmjet kranit

“Sigurisht se ishin mike dhe dolën për të shëtitur, derisa nuk ngecës” është përshkruar ngjarja.

Dhitë janë kafshë shumë të shoqërueshme dhe eksploruese, teksa me këmbët e shkathëta, ngjiten dhe qëndrojnë edhe në lartësi të konsiderueshme. /Telegrafi/