Interi ka vazhduar me bisedime për Edin Dzeko dhe sot ka pasur një takim me një nga përfaqësuesit e sulmuesit të Romës.

Interi mbetet në lojë për Dzekon, por ata ende nuk kanë rënë dakord për cmimin sa i përket blerjes së kartonit të boshnjakut.


Roma vazhdon të qëndrojnë në vlerësimin e tyre prej 20 milionë eurove.

GettyImages 1138294755 1 Dzeko ndaj Interit . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Pavarësisht kësaj, agjenti i Gianluigi Buffon, Silvano Martina - gjithashtu agjent i Dzekos - ishte i pranishëm në zyrat e Nerazzurrëve të hënën pasdite.

Kuptohet që raundi i bisedimeve tregon një gatishmëri nga ana e Inerit për t’i zhbllokuar negociatat për 34-vjeçarin.

GettyImages 1134103303 Edin Dzeko në aksion. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Klubi ka nëvojë të madhe për një sulmues qendre, por Lautaro Martinez sot në një ndeshje miqësore shënoi het-trik. /Telegrafi/

telegrafi sport app