Interi thuhet se po planifikon të transferojë Juan Cuadradon në afatin kalimtar të kësaj vere nga Juventusi.

Antonio Conte besohet të jetë admirues i madh i lojës së kolumbianit dhe dëshiron të transferojë atë nga rivali i tyre nga Serie A.


Sipas asaj që raporton Calciomercato, Nerazzurët kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit dhe shpresojnë që torinezët të lejojnë kalimin e tij në Giuseppe Meazza.

Cuadrado 1 e1528759339496

Por, Juventusi besohet se është i hapur në shitjen e tij, mirëpo që në këmbim duan t' marrin shërbimet e Mauro Icardit.

Në verën e kaluar, Interi refuzoi të shiste sulmuesin argjentinas te rivali i tyre, duke e lënë të kalonte atë në formë huazimi me t drejtë blerje te Paris Saint-Germain.

Skuadra franceze nuk dëshiron të blejë kartonin e tij, andaj tani dy klubet italiane mund të bëjnë marrëveshje për shkëmbim lojtarësh. /Telegrafi/

telegrafi sport app