Davide Frattesi do të largohet këtë verë nga Sassuolo për ta bërë hapin e madh në karrierën e tij.

Mesfushori është objektiv i shumë skuadrave të mëdha si Roma, Juventus, Inter, Milan e Lazio.


Pasi kanë pasur takime me Romën dhe Juventusin, drejtuesit e Sassuolos janëtakuar mbrëmë edhe me homologët e tyre të Interit.

Sky Sport ka raportuar se takimi ka qenë pozitiv dhe Interi është i gatshëm për të transferuar mesfushorin italian.

Megjithatë gjatë ditëve të ardhshme Sassuolo do të takohet edhe me Milanin për të dëgjuar ofertën e Rossonerëve.

Roma mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin, për faktin se posedojnë 30 për qind të kartonit nga shitja e tij.

Sassuolo është gati për ta lejuar largimin e Frattesit, por synon që nga shitja e tij të fitojë së paku 30 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app