LAJMI I FUNDIT:

Interi takohet me agjentët e sulmuesit Sebastien Haller

Interi takohet me agjentët e sulmuesit Sebastien Haller

Drejtuesit e Interit janë takuar me agjentët e sulmuesit Sebastien Haller, por Ajaxi kërkon 35 milionë euro për të shitur 27-vjeçarin.

Shënues i 32 golave ​​në 34 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, Haller është një nga sulmuesit më produktiv në Evropë në sezonin 2021/2022.

Kontrata e 27-vjeçarit skadon në qershor të vitit 2025 dhe sipas La Gazzetta dello Sport, agjentët e tij u takuan me Interin në fillim të kësaj jave për të diskutuar një lëvizje të mundshme në Giuseppe Meazza në fund të sezonit.


Përfaqësuesi i sulmuesit ka informuar Interin për çmimin e kërkuar nga Ajaxi për klientin e tyre, i cili është rreth 35 milionë euro.

Nerazzurrët nuk mund të ofrojnë aq shumë, por një lëvizje në Itali e tundon Hallerin, kështu që të dy palët do të mbeten në kontakt gjatë muajve të ardhshëm.

Haller nuk është i vetmi sulmues i monitoruar nga Nerazzurrët, të cilët tashmë kanë hapur bisedimet me Sassuolos për italianin Gianluca Scamacca.

E ardhmja e Lautaros te Interi në dyshim, Marotta synon përforcime në sulm dhe ka tre emra në listë
Lexo po ashtu E ardhmja e Lautaros te Interi në dyshim, Marotta synon përforcime në sulm dhe ka tre emra në listë

Romelu Lukaku shihet gjithashtu si një objektiv i mundshëm për kampionët e Serie A pasi sulmuesi belg do të dëshironte të rikthehej në Meazza.

Megjithatë, gjendja financiare e Interit e bën të vështirë të imagjinohet një rikthim i mundshëm i sulmuesit belg dhe alternativat tjera do të jenë më reale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori