Interi është duke punuar që ta rikthejë në klubi mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovacic.

Sipas Corriere dello Sport, Interi e ka vënë në shënjestër lojtarin dhe këtë me kërkesën e trajnerit Luciano Spalletti i cili i ka kërkuar bordit rikthimin e Kovacic.


Mesfushori 24-vjeçar ka qenë lojtari i preferuar i fansave mes viteve 2013 deri në vitin 2015.

kovacic prezantohet t euml m euml rkur euml n hd Kur Kovacic luante te Inter

Ai pastaj i ishte bashkuar Real Madridit, përkundër që trajneri i asaj kohe Roberto Mancini nuk pajtohej me këtë.

Nën drejtimin e Zinedine Zidanes, ai është parë si zëvendësues.

GettyImages 955674322 Mateo Kovacic . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kroati ka një kontratë edhe për tri vite, por Interi mund të tentojë ta blejë për 30 milionë euro.

Mësohet se dy klubet kanë lënë një takim për të folur për mundësinë e transferimit. /Telegrafi /

telegrafi sport app