Trevoh Chalobah do të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi anglez ende nuk ka luajtur asnjë minutë këtë edicion me fanellën e klubit londinez, shkaku edhe i lëndimit që ka pësuar në fazën përgatitore.


Megjithatë qendërmbrojtësi anglez nuk është në planet e trajnerit Mauricio Pochettino i cili nuk llogarit në shërbimet e tij.

24-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te Bayern Munich në afatin kalimtar të verës, por në fund dështoi marrëveshja mes palëve.

Gjiganti italian, Inter gjithashtu ka rikthyer interesimin për transferimin e qendërmbrojtëit anglez pasi edhe Neroazzurët kishin shprehur interesim për të.

Calciomercato ka raportuar se Simone Inzaghi e pëlqen shumë mbrojtësin anglez dhe e dëshiron me çdo kusht ta ketë në skuadër.

Duke marrë parasysh marëdhënien e shkëlqyer që kanë dy skuadrat, atëherë Interi po konsiderohet favorit për të nënshkruar me Chalobah ku Chelsea është e gatshme ta lejoj si huazim me mundësi blerje.

Roma, Juventus dhe Bayern Munich janë tre skuadrat të tjera që gjithashtu kanë shprehur interesim për transferimin e anglezit. /Telegrafi/

telegrafi sport app