Interi nuk do të tentojë transferimin e David Alabas që në fund të këtij edicioni do të largohet nga Bayern Munichu.

Mbrojtësi austriak ka kërkuar një pagë mbi 20 milionë euro, andaj kërkesa e tij është refuzuar nga Bavarezët.


Kampioni i Bundesligës i dha afat Alabas që deri në fillim të muajit nëntor të nënshkruante rinovimin e kontratës, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

alaba 2 e1605087334131

U raportua se Interi është futur në garë për transferimin e tij, mirëpo duket se një gjë e tillë është e parealizueshme.

Alaba ka kërkesa të larta, që janë të papërballueshme për skuadrën italiane, sidomos nga kriza e shkaktuar prej coronavirusit.

Kështu, në garë për Alaban mbeten vetëm Real Madridi dhe Paris Saint-Germain, si dy skuadra me stabilitet të mirë financiar. /Telegrafi/

telegrafi sport app