Interi ka arritur të marr një fitore të madhe në udhëtim te Cagliari me rezultat 3-1, fitore kjo shumë e rëndësishme pasi i ka bërë lider të kampionatit italian, Serie A, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.

Pjesa e parë e takimit ishte pothuajse e barabartë me një Cagliari që jo rrallë herë sulmonte, por goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga Nerazzurrët.


Ishte kapiteni i skuadrës, Mauro Icardi, i cili shënoi në minutën e 29-të për 1-0 pas asistimit të Ivan Perisicit dhe me epërsi minimale dërgoi skuadrën e tij në pushim.

GettyImages 879146268  Kapiteni i lumtur pas golit të epërsisë (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Interi ishte diçka më e mirë duke arritur të shënoj dy gola tjerë, por që edhe vendasit shënuan një gol duke ngushtuar epërsinë.

Luhej minuta e 55-të e ndeshje kur mesfushori kroat, Marcelo Brozovic, i cili shënoi për 2-0 në prekjen e parë të topit pas asistimit të Antonio Candrevas.

brozovic inter Festa e Brozovicit pas golit të bukur (Foto: Inter Twitter)

Megjithatë, vendasit arritën të kthehen në lojë me anë të sulmuesit Leonardo Pavoletti, i cili shënoi në minutën e 71-të për 2-1 pas asistimit të Paolo Farago.

Deri në fund të takimit, Nerazzurrët arritën të shënojnë edhe një gol me anë të kapitenit Icardi, i cili shënoi golin e dytë personal dhe vulosi fitoren 3-1 të Interit në udhëtim te Cagliari.

GettyImages 879158230 Interi grup i bashkuar, Icardi lider i skuadrës (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Interi merr primatin e kampionatin italian për herë të parë në këtë sezon, duke udhëhequr me 36 pikë dhe me kapitenin Icardi që bëhet golashënuesi kryesor me 15 gola dhe Cagliari renditet në pozitën e 13 me 15 pikë të mbledhura.

golashenuesit

Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët e presin Chievon në shtëpi, ndërsa Cagliari udhëton te Bologna. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6akgm3

https://www.dailymotion.com/video/x6aki3t

https://twitter.com/JuFC1897/status/934533430137774081

https://www.dailymotion.com/video/x6akj8t

telegrafi sport app