Portieri i Parmas, Luigi Sepe, duhet të jetë i gatshëm të rikthehet në gol kur Serie A rinis, por e ardhmja e tij në Ennio Tardini mbetet e pasigurt.

29-vjeçar është në huazim nga Napoli me një detyrim të kushtëzuar për të blerë lojtarin, por gazeta Tuttosport pretendon se ai është akoma në radarin e Antonio Conte në Inter.


Trajneri i Nerazzurrëve u shqetësua nga mungesa e rezervistit për Samir Handanovic në Giuseppe Meazza kur veterani pësoi një dëmtim gjatë fillimit të vitit 2020.

34-vjeçari italian Daniele Padelli duhej të ngrihej në këmbë, por luftoi për të bindur Interin dhe Emiliano Viviano ishte afër nënshkrimit me Nearzzurrët si agjent i lirë, por marrëveshja nuk u realizua kurrë.

Handanovic duhet të rikthehet në veprim kur futbolli rifillon dhe e njëjta gjë vlen edhe për portierin e Parmas, Sepe, i cili pësoi një dëmtim në muskulin e aduktorit në janar.

Sepe 1

Ai ishte jashtë fushave për tre muaj, por do të kthehet kur Parma do të udhëtojë për në Genoa më 23 qershor, por raporti pretendon se Interi po ndjek situatën e tij nga afër.

Sepe, i cili ka mbajtur pesë herë portën e paprekur në 21 ndeshje me Gialloblutë, ka mbrojtur më parë edhe për klube si Fiorentina dhe Empoli. /Telegrafi/

telegrafi sport app