Transferimi i Arturo Vidalit te Interin është pezull, për shkak se klubi italian e ka parë një mundësi që të nënshkruajë me yllin e Real Madridit, Luka Modric.

Klubi nga San Siro e ka fjalën e kapitenit të Kroacisë, ndërsa ka mbetur që këtë t’ia transmetojë presidentit të klubit të Real Madridit, Florentino Perez.


Takimi mes Modric dhe Perez mund të mbahet në këtë fundjavë.

GettyImages 669938916 Arturo Vidal e Luka Modric, mund të bashkohen me Interin (Getty Images)

Interi mendohet se ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për të nënshkruar me mesfushorin e kilian, Arturo Vidal.

Vlera e tij konsiderohet 20 milionë euro.

Klubi e do akoma 31-vjeçarin dhe sipas Gianluca Di Marzio, mund të shiten disa lojtarë të tjerë që të arrihen dyshja Modric dhe Vidal.

GettyImages 669974082 Shumë duele mes Luka Modric dhe Arturo Vidal (Getty Images)

Vidal mësohet se ka marrëveshje me Nerazzurrët për pagën.

Transferimi pritej të konfirmohet në fundjavë, por marrëveshja do të mbetet pezull derisa të sqarohet situata mes Luka Modric dhe Florentino Perez. /Telegrafi/

telegrafi sport app