LAJMI I FUNDIT:

Interi humbet mundësinë për të kaluar në vend të tretë, mposhtet nga Torino

Interi humbet mundësinë për të kaluar në vend të tretë, mposhtet nga Torino
Belotti - Perisic (Getty Images)

Interi ka humbur në udhëtim te Torino me rezultat minimal 1-0 në takimin e vlefshëm për javën e 31-të të Serie A.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim të Interit, të cilët provuan me Mauro Icardi e Ivan Perisic, por asnjëri nuk arriti të gjej rrugën e rrjetës.

Atë që se bëri Interit, e bëri Torino në rastin e tyre të parë, ku pas një kundërsulmi të shpejt, Adem Ljajic (36′) arrin të shënoj nga afërsia dhe ta dërgoj skuadrën e tij në pushim me epërsi 1-0.


Ljajic shënoi golin e fitores (Getty Images)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por me një nuancë të lehtë dominimi për Nerazzurrët.

Interi rrezikoi me Perisic dhe goditi shtyllën me Rafinhan, por pa pasur fat ta tundin rrjetën dhe ta gjejnë golin e barazimit.

Icardi nuk arriti të jetë i rrezikshëm ndaj Torinos (Getty Images)

Kështu, pas 90 minutave lojë është Torino që merr një fitore të madhe në shtëpi me rezultat 1-0 ndaj Interit.

Pas kësaj humbje, Interi mbetet në pozitën e katërt me 59 pikë, ndërsa Torino renditet në vendin e 10-të me 45 pikë.

Në takimin e radhës, Nerazzurrët luajnë përsëri në udhëtim te Atalanta, ndërsa Torino i shkon Chievos. /Telegrafi/  

http://www.dailymotion.com/video/x6hhv4m

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori