Interi e ka mposhtur 3-1 Torinon në kuadër të javës së 32-të në Serie A.
Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e 17-të me anë të Andrea Belottit.
Nerazzurët tentuan të riktheheshin, mirëpo në 45 minutat e parë nuk i dolën.
Në pjesën e dytë, Antonio Conte duket se kishte mbajtur një fjalim motivues për lojtarët e tij, pasi efekti ishte i menjëhershëm.
Ashley Young e hapi llogarinë e golave te Interi, pasi i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 48-të me një asistim të Lautaro Martinez.
Tre minuta më vonë, Diego Godin e përmbysi rezultatin, ndërsa Alexis Sanchez ishte në rolin e asistuesit,
Sulmuesi argjentinas më pas arriti të futej në listën e realizatorëve me golin e shënuar në minutën e 61-të, ndërsa kiliani ishte përsëri asistuesi.
Pas javës së 32-të, Interi është ngjitur në pozitën e dytë me 68 pikë, aq sa ka edhe Lazio në të dytin, ndërsa në xhiron e 33-të takohen me SPAL-in. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dQopjgUIVKI
https://www.youtube.com/watch?v=qzmRvSveJxE
https://www.youtube.com/watch?v=GxKkcFTuD9A