Interi dhe Marotta i kundërpërgjigjen pretendimeve të Al-Hilal për Inzaghin
Presidenti i Interit, Beppe Marotta, nuk do të “ndjekë deklaratat” pasi Al-Hilal tha se Simone Inzaghi kishte arritur një marrëveshje me klubin para finales së Ligës së Kampionëve 2025.
Marotta foli me mediumin e njohur DAZN përpara se Interi të debutonte në Kupën e Botës për Klube 2025 në ndeshjen ndaj Monterrey.
“Jemi të nderuar që jemi të përfshirë në këtë garë dhe përfaqësojmë Italinë, së bashku me Juventusin, midis 32 klubeve më të mira në botë”, ka thënë fillimisht Marotta.
“Nuk jemi këtu vetëm për të marrë pjesë, duam të bëjmë mirë për lojtarët, klubin dhe tifozët".
Nuk ishte vetëm debutimi i Cristian Chivus si trajner i Interit, por ndeshja hapëse e Kupës së Botës për Klube e Nerazzurrëve kundër Monterrey u luajt vetëm pak orë pasi Al-Hilal njoftoi se Inzaghi kishte arritur një marrëveshje me klubin disa ditë para finales së Ligës së Kampionëve 2025 majin e kaluar.
Megjithatë, kjo nuk ka rendësi për Marottan.
"E vetmja gjë që ka rëndësi është të kesh mbyllur një kapitull dhe të kesh hapur një tjetër. Unë nuk ndjek deklaratat".
"Jemi mirënjohës ndaj Simone Inzaghit dhe asaj që na dhuroi, por sot stafeta i ka kaluar Chivus dhe historia e Interit vazhdon”, përfundoi presidenti i Interit. /Telegrafi/






























