Interi dëshiron tre lojtarë nga Barcelona në këmbim të Lautaro Martinezit

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez vazhdon të lidhet me një transferim te Barcelona, ndërsa së fundmi ka dalë edhe një formulë e re, ku përfshihen edhe tre lojtarë në marrëveshje.
Interi thuhet se mund të konsiderojë shitjen e sulmuesit argjentinas, Lautaro Martinez nëse Barcelona ofron deri në tre lojtarë në këmbim.
Sipas raportimeve në Mundo Deportivo, Interi dëshiron shërbimet e Arthur Melo, Carles Alena, i cili aktualisht është huazim te Real Betis dhe Jean Clair Todibo, i cili është i huazuar te Schalke.
Arthur dhe Alena janë lojtarë të mesfushës, ndërsa Todibo është një mbrojtës qendror dhe këto janë pozitat ku Nerazzurrët synojnë të përforcohen.
Gazeta gjithashtu shton se nëse Interi humbet Martinezin, ata kanë një listë të shkurtër për ta zëvendësuar atë.
Opsionet e tyre për ta zëvendësuar argjentinasin janë Olivier Giroud i Chelseat dhe Duvan Zapata i Atalantas.
Pretendohet gjithashtu se skuadra e Antonio Contes mund të blej të dy lojtarët dhe jo vetëm njërin.
Ndryshe, ‘Demi’ ka shënuar 19 gola në 31 paraqitje për klubin dhe vendin deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/






















































