Kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang është në radarin e klubit italian, Interit.

Me më pak se 18 muaj të mbetur në marrëveshjen e tij ekzistuese, Aubameyang deri më tani nuk ka pranuar kushtet e reja nga Topçinjtë.


Sulmuesi nuk e ka përjashtuar zgjatjen e kontratës së tij me Arsenalin, por dëshiron të presë deri në verë për të shqyrtuar të gjitha opsionet e tij.

Ndërkohë, gazeta italiane Tuttosport raporton se Interi ka bërë kontaktin e parë me njerëzit që rrethojnë Aubameyangun, në javën e kaluar.

aubameyang e1573130238536

Nerazzurrët po bëhen gati ta humbin argjentinasin Lautaro Martinez këtë verë dhe e kanë vendosur Aubameyang në krye të listës së tyre të zëvendësimeve.

Për sulmuesin e londinezëve interesim ka shprehur edhe Barcelona. /Telegrafi/

telegrafi sport app