Mbyllet ndeshja, Inter 5-1 Milan: Çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas derbit

- 16/09/2023 23:53-Inter 5-1 Milan: Tri gjërat që nuk u panë në televizion
- 16/09/2023 21:51-Pioli: Ne do t’i analizojmë me kujdes gabimet e bëra, tani mendojmë për Ligën e Kampionëve
- 16/09/2023 21:25-Inzaghi shprehet i lumtur për fitoren në derbi, thur lavde për paraqitjene ekipit të tij
- 16/09/2023 19:57-Mbyllet ndeshja
- 16/09/2023 19:54-GOOOL
- 16/09/2023 19:40-GOOOL
- 16/09/2023 19:29-GOOOL
- 16/09/2023 19:17-GOOOL
- 16/09/2023 19:05-Fillon pjesa e dytë
- 16/09/2023 18:50-Mbyllet pjesa e parë
- 16/09/2023 18:40-GOOOL
- 16/09/2023 18:31
- 16/09/2023 18:07-GOOOL
- 16/09/2023 18:01-Fillon ndeshja
- 16/09/2023 17:14-Formacionet zyrtare, Inter – Milan: Inzaghi dhe Pioli me më të mirët në fushë
- 16/09/2023 14:27-Formacionet e mundshme, Inter – Milan
- 16/09/2023 13:42-Inzaghi: Milani kundërshtar i fortë, por ne jemi Interi dhe luajmë për të fituar
- 16/09/2023 13:41-Pioli: Nuk më interesojnë katër derbit e fundit të humbur, jemi gati për të fituar
- 16/09/2023 13:40-Leao: Milani mezi pret derbin me Interin
- 16/09/2023 13:39-Inter - Milan: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim
Interi ka shënuar fitore ndaj Milanit me rezultat 5-1 në “Derby della Madonina” në kuadër të javës së katër të Serie A.
16/09/2023 23:53-Inter 5-1 Milan: Tri gjërat që nuk u panë në televizion
Interi ka mposhtur me rezultat të thellë 5-1 Milanin, në derbin i cili u zhvillua sot në “San Siro”.
Henrikh Mkhitaryan shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Marcus Thuram, Hakan Calhangolu dhe Davide Frattesi për Interin. Në anën tjetër Rafael Leao shënoi për Milanin.
Ne ju sjellim tri gjëra që ndoshta nuk i keni parë nëpërmjet televizorit.
16/09/2023 21:51-Pioli: Ne do t’i analizojmë me kujdes gabimet e bëra, tani mendojmë për Ligën e Kampionëve
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli u shpreh i dëshpëruar pas humbjes së thellë që ekipi i tij pësoi në sfidën ndaj Interit.
Ai tha se Milani pësoi gola pikërisht në çastet kur dukej se ata po fillonin ta merrnin kontrollin e ndeshjes.
16/09/2023 21:25-Inzaghi shprehet i lumtur për fitoren në derbi, thur lavde për paraqitjene ekipit të tij
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është prononcuar për media pas fitores spektakolare që ekipi i tij arriti në derbi ndaj Milanit.
Tekiku italian tha se ende i pret një rrugë e gjatë përpara, dhe se ata duhet të jenë të gatshëm për sfidat e radhës.
16/09/2023 19:57-Mbyllet ndeshja
16/09/2023 19:54-GOOOL
90+3' Shënon edhe Davide Frattesi.
16/09/2023 19:40-GOOOL
79' Interi po e shkatërron Milanin. Zikalërit fituan penallti, nga pika e bardhë i saktë Hakan Clahaoglu.
https://twitter.com/Merca_Goals/status/1703101141205025134
16/09/2023 19:29-GOOOL
68' Mkhitaryan shënon golin e dytë personal. Interi kthen epërsinë prej dy golave.
https://twitter.com/Merca_Goals/status/1703098676699156730
16/09/2023 19:17-GOOOL
57' Rafael Leao pranon një top jashtë zone, futet bukur brenda dhe shënon për 2-1.
https://twitter.com/Merca_Goals/status/1703095706410455520
16/09/2023 19:05-Fillon pjesa e dytë
16/09/2023 18:50-Mbyllet pjesa e parë
16/09/2023 18:40-GOOOL
38' Marcus Thuram shënon super gol në derbi ndaj Milanit.
https://twitter.com/Merca_Goals/status/1703086107124977775
16/09/2023 18:31
31' Theo Hernandez i afrohet shumë golit. Gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
16/09/2023 18:07-GOOOL
https://twitter.com/Merca_Goals/status/1703077879746019392
16/09/2023 18:01-Fillon ndeshja
1' Ka filluar ndeshja mes Interit dhe Milanit.
16/09/2023 17:14-Formacionet zyrtare, Inter – Milan: Inzaghi dhe Pioli me më të mirët në fushë
Interi pret Milanin në “Guiseppe Meazza” në atë që njihet në botë si Derby della Madonina.
Simone Inzaghi për këtë ndeshja ka vendosur të luajë me emra si Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.
Në anën tjetër Stefano Pioli i ka besuar emrave si Cristian Pulisic, Olivier Giroud dhe Rafael Leao.
Inter: Sommer; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.
Milan: Maignan; Calabria, Kjaer, Thiaw, Theo Hernandez; Loftus-Cheek, Krunic, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao.
16/09/2023 14:27-Formacionet e mundshme, Inter – Milan
Interi ka nisur me një fillim të shkëlqyer këtë sezon në Serie A me nëntë pikë nga tre ndeshjet e para dhe zero gola të pësuar deri më tani.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Milanin, nënshkrimet e verës së të cilit janë përshtatur mjaft mirë në Serie A deri më tani.
Të dyja ekipet janë kandidatët kryesorë për të luftuar për Scudetton siç qëndrojnë gjërat, megjithëse ky Derby della Madonnina është ndoshta shumë herët për të vlerësuar potencialin e plotë të të dyja skuadrave.
Formacionet e mundshme
Inter (3-5-2): Sommer; Darmian, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram;
Milan (4-3-3): Maignan: Calabria, Kjaer, Thiaw, Hernandez; Loftus-Cheek, Krunic, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao.
16/09/2023 13:42-Inzaghi: Milani kundërshtar i fortë, por ne jemi Interi dhe luajmë për të fituar
Simone Inzaghi ankohet se ekspertët thanë se Interi ishte më i dobët në fillim të sezonit, ndërsa tani ndihet sikur duhet të fitojnë Kampionatin Evropian në vend të Italisë dhe ekipi i tij luan për ta fituar Derby della Madonninan.
Inzaghi u takua me mediat në një konferencë për shtyp të premten, para ndeshjes së sotme (e shtunë) në Derby della Madonnina ndaj Milanit.
16/09/2023 13:41-Pioli: Nuk më interesojnë katër derbit e fundit të humbur, jemi gati për të fituar
Stefano Pioli ka folur para Derby della Madonnina ndaj Interit, ku këmbëngul se Milani nuk mendon për katër derbit e fundit që i humbi dhe pretendon se kuqezinjtë duan të ‘ta mbajnë topin më shumë’ këtë sezon.
Trajneri i kuqezinjve iu drejtua mediave në një konferencë për shtyp të premten para derbit të sotëm (e shtunë) ndaj Interit, i cili fillon nga ora 18:00.
16/09/2023 13:40-Leao: Milani mezi pret derbin me Interin
Rafael Leao e ka pranuar se Milani po e pret me padurim ndeshjen ‘Derby della Madonnina’ me Interin të shtunën, ka përshkruar golat e tij më të mirë dhe ka treguar pse ky është ‘momenti i duhur’ për të veshur fanellën me numrin 10.
Talenti portugez ishte në ngjarjen “Premio Gentleman” mbrëmje e së mërkurës për të marrë një çmim për ‘Golin e Sezonit’, i treti i shënuar në fitoren 4-0 të kuqezinjve ndaj Napolit në Stadio Diego Armando Maradona.
16/09/2023 13:39-Inter - Milan: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim
Interi dhe Milani do të luajnë sot (e shtunë) mes vete në ndeshjen e parë të sezonit 2023/24 në Serie A, në derbin e madh që njihet si Derby della Madonnina.
Nerazzurrët janë nikoqir të Rossonerëve në takimin që pritet të zhvillohet në një Giuseppe Meazza të stërmbushur, pasi kjo ndeshje vjen në një kohë kur dy ekipet vijnë në formë të lartë.
Sikurse Interi, ashtu edhe Milani e kanë nisur sezonin pa humbje, duke marrë nga tri fitore radhazi në tri ndeshjet e para të sezonit 2023/24 në Serie A.
















































