Në "Tempullin e futbollit" Interi sonte (e martë) luan më shumë se një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në Giuseppe Meazza do të vijë Barcelona e fenomeneve dhe për dallim nga ndeshja e parë katalunasit me shumë mundësi do të kenë në fushë Lionel Messin.


Ylli argjentinas duke se ka gjetur forcën e nevojshme për të ndihmuar skuadrën e Ernesto Valverdes.

Milan Skrinar Jordi alba (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Por, fati i ka buzëqeshur edhe Luciano Spallettit, në fushë pritet të jetë Radja Nainggolan, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Interi (4-2-3-1): Handanovic; Vrsaljko, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Vidal, Rakitic, Busquets; Messi, L. Suarez, Coutinho.

Ndeshja është në kuadër të Grupit B, Barça ka nëntë pikë në tri ndeshjet e para, kurse Interi gjashtë. Me nga një pikë më poshtë renditen Tottenhami dhe PSV. /Telegrafi/

telegrafi sport app