Interi regjistroi fiton e dytë radhazi në Serie A, këtë herë ndaj Sampdrorias në Giuseppe Meazzan me rezultat 2-1.

Golat për zikaltrit i shënuan Danilo D'Ambrosio (73') dhe Radja Nainggolan (78'), ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Manolo Gabbiadini (76').


Më i miri në këtë takim ishte Ivan Perisic, por me notë të lartë u vlerësuan edhe Milan Skriniar, Dalber dhe dy golashënuesit e kësaj ndeshje.

Danilo D Ambrosio Danilo DAmbrosio duke festuar golin me skuadrën (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ata që dëshpëruan në këtë ndeshje janë Matteo Politano dhe Lautaro Martinez.

Te mysafirët më i miri ishte Nicola Murru, por paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Lorenzo Tonelli, Emil Auduro dhe Dennis Preaet.

Në elementin e tij nuk ishte Fabio Quagliarella, i cili deri më tani në këtë sezon ka shënuar 16 gola, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Inter:

capture 20190217 203406

Sampdoria:

capture 20190217 203406 1

Në xhiron tjetër zikaltrit do të luajnë kundër Fiorentinas, ndërsa Sampi ndaj Cagliarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app