Intensifikohet fushata zgjedhore, partitë kërkojnë mbështetje nga qytetarët

Partitë politike dhe koalicionet që do të garojnë në zgjedhjet e 15 korrikut, kanë vazhduar me aktivitetet gjatë fushatës parazgjedhore.
Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura takimet e partive të cilat gjatë ditës së djeshme i realizuan me qytetarët.
Koalicioni “Mundemi”, pjesë e të cilit është edhe Lëvizja Besa gjatë ditës së djeshme ishin në Shtip, Kumanovë dhe Manastir. Zaev theksoi se ky program është vizioni i tyre, një plan i qartë për Maqedoninë Veriore në katër vitet e ardhshme. Ai shtoi se është paraparë paga mesatare të rritet për 30 për qind, ndërsa paga minimale për 40 për qind. Kështu, deri në fund të mandatit të arrihet pagë mesatare për të punësuarit në të gjithë vendin prej 34.000 denarë. LSDM gjithashtu është e angazhuar për mbi një miliardë euro investime të huaja në katër vjet bazuar në inovacionin, shkallë të lartë të finalizimit të produkteve dhe shërbimeve dhe mirëmbajtjen e bizneseve.
Lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski para banorëve të Demir Hisarit, theksoi se partia ka bërë program në të cilin është obliguar të paktën për 25 për qind të pagës mesatare më të lartë në një mandat katër vjeçar. “Ne jemi obliguar që së paku 20 për qind, pensione më të larta për pensionistët në një mandat dhe t’i kthehemi zgjidhjes së vjetër ligjore”, tha Mickoski. Premtoi, siç tha ai, të paktën 640 milionë euro subvencione për fermerët dhe blerje të garantuar.
BDI dje ishte në takim me banorët e Komunës së Sarajit, ku u bë prezantimi i kandidatit për kryeministër, Naser Ziberi. Në fjalimin e tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se edhe rajoni “po dridhet për një ide pasi për dy javë rresht është duke u shkruar në
shtypin e vendit dhe të rajonit”.
“Jo më larg se sot më parashtruan pyetje gazetarët pse tani ideja për kryeministër shqiptarë? Ju jam përgjigjur – pse jo tani! Urdhëroni e përgjigjuni mua! A dal zotë të këtij vendi janë vetëm Zorani dhe Hristijani por jo është edhe Naseri. Po t’i hapim tapitë ma mirë mos i hyjmë kësaj teme se nuk dihet kush del më i vjetër”, tha Ahmeti.
Kandidati për deputet nga koalicioni Alternativa – ASH, bartësi i njësisë zgjedhore 1, Skender Rexhepi – Zejdi, dje së bashku me aktivistët dhe simpatizuesit e koalicionit AAA-ASH, ka realizuar takim të përbashkët në fshatin Rahçe të Komunës Saraj. Siç thonë nga koalicioni, në këtë bashkëbisedim u fol mbi frymëm fituese që po mbisundon tek koalicioni AAA – ASH. Ndryshimi po vjen më 15 korrik.
PDSH gjatë ditës së djeshme ka realizuar takime në disa fshatra të Komunës së Zhelinës, Tetovës dhe Jegunovcës.
Menduh Thaçi tha se “na presin momente të rënda në aspektin ekonomik”. Ai deklaroi se PDSH do të angazhohet për këtë.
“PDSH është e interesuar që t’ia përmirësojë jetën çdo shqiptari pavarësisht ku jeton, a janë numër shumë a pak, a janë vota shumë apo pak. Jemi shumë të interesuar të bashkëpunojmë që këto qëllime të përbashkëta t’i arrijmë”, tha Thaçi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania