LAJMI I FUNDIT:

Integrimi evropian dhe formalizimi i njohjes së shtetit të Kosovës – gjithçka nga takimi i ministrit grek Dendias me krerët e shtetit

Integrimi evropian dhe formalizimi i njohjes së shtetit të Kosovës – gjithçka nga takimi i ministrit grek Dendias me krerët e shtetit

Një ditë më parë në vendin tonë për vizitë ishte ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ndërsa u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Në takim me ministrin Dendias, presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me shpresën që së shpejti do të formalizohet vendimi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Greqia.

Ajo theksoi se Kosova dhe Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike, ndaj ka kërkuar mbështetjen greke për  anëtarësim në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe NATO, si një garanci jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për rajonin.


Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka përmendur rrezikun nga tendencat destabilizuese të Rusisë në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi, nëpërmjet Serbisë si satelit i saj.

Osmani shpreson që Greqia së shpejti do ta formalizojë njohjen e Kosovës
Lexo po ashtu Osmani shpreson që Greqia së shpejti do ta formalizojë njohjen e Kosovës

Një pjesë e takimit iu kushtua zhvillimeve të krijuara pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Rusisë, duke shprehur mbështetje për popullin ukrainas dhe duke bërë me dije se tashmë Kosova ka strehuar një grup të gazetarëve nga ky shtet, sikurse që është e hapur edhe për strehimin e refugjatëve të tjerë.

Presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Jashtë i Greqisë, Nikos Dendias

Ndër të tjera, në takim me ministrin Dendias, Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në  politikën e jashtme, turizëm, kulturë si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Ministri i Jashtëm i Greqisë është pritur edhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Në takimin zyrtar të dy delegacioneve, Dendias theksoi energjinë e re, pozitive dhe potencialin e Kosovës, për shkak edhe të moshës mesatare të ulët të popullsisë dhe reflektimit në politikat e Qeverisë, që mund të shërbejë si shembull edhe për Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi pohoi potencialin zhvillimor të Kosovës.

Bislimi e falënderoi shtetin e Greqisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Zëvendëkryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias

Dendias tha se Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane dhe Greqia është e përkushtuar në ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes ndaj rajonit.

Sipas njoftimit, zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ministrin Dendias edhe mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar se rruga e duhur është ajo e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, ku Kosova është dhe do të mbetet e angazhuar maksimalisht në qasje konstruktive, përmes propozimeve dhe alternativave për të ecur drejt një marrëveshjeje të përhershme dhe ligjërisht të obligueshme me Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës: Serbia do të sillet ndryshe kur Kosova do ta padisë për gjenocid

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës: Serbia do të sillet ndryshe kur Kosova do ta padisë për gjenocid

Lajme
Qasja e Trump ndaj Ukrainës, a mund të vendoset Kosova para aktit të kryer në raport me dialogun me Serbinë?

Qasja e Trump ndaj Ukrainës, a mund të vendoset Kosova para aktit të kryer në raport me dialogun me Serbinë?

Politikë
Kalo në kategori