Instituti Albanologjik prej dy projekteve të mëdha ka finalizuar vetëm veprën e Rexhep Qosjës ndërsa atë të Anton Çettës nuk e ka përfunduar ende edhe pse e njëjta ishte dashur të përfundojë para dy vitesh.
Kështu u tha gjatë publikimit të raporti “Instituti i vetizoluar – vlerësim i shoqërisë civile për Institutin Albanologjik të Prishtinës” nga Integra.
Sipas këtij vlerësimi që nga viti 2008, Institutit Albanologjik i është ndarë linjë e veçantë buxhetore, e sidomos prej vitit 2012, kur buxhetin vjetor e ka mbi gjysmë milioni euro, ndërsa buxhetin për sivjet rreth 1 milion euro.
Shkëlzen Gashi nga OJQ Integra, tha se gjetja e parë është se sipas Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore, drejtori që përveç që e drejton Institutin Albanologjik, kryeson edhe Këshillin Drejtues dhe Këshillin Shkencor të tij.
Ai tha se për më shumë nuk ka kurrfarë kufizimesh ligjore a statutare sa i përket numrit të mandateve që mund të mbajë.
Gashi po ashtu tha se në këtë institut nuk ka asnjë projekt ndërkombëtar dhe asnjë punim në gjuhën angleze.
“Krejt konferencat, simpoziumet, tryezat, tubimet shkencore që i organizon Instituti Albanologjik, shumica dërmuese e pjesëmarrësve janë shqiptarë. Krejt publikimet prej këtyre konferenca dhe simpoziumeve dhe tubimet shkencore botohen vetëm në gjuhën shqipe dhe pa ‘double blind peer review’. Rekomandimi është që këto konferenca dhe simpoziume të kenë edhe autorë të huaj dhe publikimet të bëhen edhe në gjuhën angleze dhe ‘double blind peer review’”, theksoi Gashi.
Si shqetësim tjetër po konsiderohet edhe konkursi për hapjen e një çerdheje brenda objektit të institutit, ku pronari i këtij biznesi është bashkëshortja e sekretarit në Institutin e Albanologjisë.
Gashi ngriti edhe çështjen profesionale të punonjësve. Sipas tij, nga 36 punonjës shkencorë në IA, shumica ose 31 i kanë të publikuar CV-të në faqen e internetit të IA, por nuk i kanë të përditësuara me publikimet nëpër revista akademike vendore e ndërkombëtare.
Kushtrim Koliqi nga Integra duke folur për qëllimet dhe objektivat e raportit tha se ka shumë institucione në Kosovë që funksionojnë si në ishuj, dhe nuk ka llogaridhënie dhe transparencë nga to.
“Ka shumë institucione në Kosovë, të cilat janë si në ishuj, funksionojnë si në ishuj. Akujt nuk i japin llogari. Nuk dihet shumë për ta, aktiviteti i tyre është shumë i izoluar. Ne nuk po dëshirojmë me paragjykuar se a bëjnë me qëllim apo jo, por si do që të jetë kur kemi filluar me i listuar institucionet, ka dalë një numër i madh i institucioneve të tilla që marrin paranë publike, marrin fondet publike, ndërkaq përformnca e tyre është në pikëpyetje apo nuk dihet shumë për to… Ky është institucioni i dytë(IA), që Integra e ka bërë një vlerësim të tillë”, theksoi Gashi.
Në këtë raport është përmendur edhe mungesa e një zëdhënësi në Institutin Albanologjik.
Integra, kësi lloj raporti kishte bërë edhe për Akademinë e Shkencave të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova