Këtë javë Parlamenti Evropian publikoj studimin “Identifikimi i lajmeve të rreme dhe dezinformimi në Ballkanin Perëndimor dhe identifikimi i mënyrave efektive për luftimin e tyre”, i inicuar nga Komisioni për Punë të Jashtme i PE-së.
Sipas Institutit EPIK, ky studim ka identifikuar Rusinë dhe Serbinë si forcat dominuese të dezinformimit në rajon.
“Nga 74 fushatave dezinformuese të zbatuara në Ballkanin Perëndimor gjatë 2018-2020, më shumë se gjysma janë zbatuar nga Rusia dhe Serbia. Përderisa Kina dhe Turqia janë po ashtu aktive në rajon, asnjëra nga këto nuk posedojnë kapacitetet infrastrukturore të Rusisë për të shpërndarë dezinformatat dhe për të manipuluar opinionin publik në gjithë rajonin. Operacionet kineze dhe turke për të influencuar opinionin publik në Ballkan janë në natyrë të fokusuar në formësimin e perceptimeve mbi Kinën dhe Turqinë. Nga ana tjetër operacionet e Rusisë janë shumë më sistematike dhe kanë për qëllim të formësojnë perceptimet për një gamë të gjerë të çështjeve shoqërore në rajon. Në këtë drejtim, qasja e Rusisë ndaj operacioneve të dezinformimit ka për qëllim përmbysjen e armiqve ideologjik duke zgjeruar ndasitë politike, ekonomike dhe ideologjike të kundërshtarëve, ndasitë të cilat më pastaj minojnë kohezionin politik, ekonomik dhe ushtarak. Fushatat dezinformuese të Rusisë janë duke u zbatuar përmes një kombinimi të kanaleve publike dhe të fshehura”, thuhet në njoftimin e EPIK-ut, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim, EPIK thotë se Serbia shërben si trampolinë e Rusisë për fushatat dezinformuese në rajon.
“Një nga mënyrat më publike përmes cilës Rusia operon në rajon është agjencia shtetërore e lajmeve Sputnik me seli rajonale në Beograd. Sputnik në mënyrë pro-aktive lanson dezinformatat në gjithë rajonin që kanë për qëllim diskreditimin e BE-së dhe NATO-së. Studimi identifikon raste të shumta të ndërhyrjes së Rusisë dhe Serbisë në çështje të brendshme të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, vijon njoftimi.
EPIK thotë se raporti duhet të shërbej si bazë për institucionet e Kosovës për të ndërmarr një fushatë të koordinuar diplomatike në kuadër të strukturave multilaterale me qëllim të ekspozimit të aktiviteteve dezinformuese të Rusisë dhe Serbisë në rajon.
“Në këtë kontekst, Qeveria duhet të shfrytëzoj shërbimin e jashtëm me qëllim të nisjes së një dialogu të afërt diplomatik me vendet e rajonit për të adresuar aktivitetet dezinformuese të Rusisë dhe Serbisë në rajon. Në këtë drejtim, Qeveria duhet të punoj me institucionet e BE-së dhe me vendet anëtare për të quar përpara gjetje dhe rekomandimet e raportit me qëllim të vënies para përgjegjësisë së Rusisë dhe Serbisë. Kuvendi i Kosovës duhet të filloj një dialog të veçantë me Parlamentin Evropian për të zgjeruar gjeturat e studimit për rastin e Kosovës dhe për të kërkuar adresimin e gjeturave të studimit në kuadër të strukturave parlamentare të Ballkanit Perëndimor”, përfundon EPIK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Snopçe: Ne kemi për obligim ta kthejmë besimim në gjyqësi

Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët