Aktivistë të shoqërisë civile dhe banorë të Deçanit sot kanë raportuar në Komisionin për Hetimin e hidrocentraleve, të cilët kanë shprehur shqetësimin për ndërtimin e tri hidrocentraleve nga kompania “Kelkos” në këtë komunë dhe neglizhencën e institucioneve. Ata akuzuan institucionet përgjegjëse se ato po i shërbejnë kompanisë “Kelkos” e jo qytetarëve të asaj ane.
Shpresa Loshaj aktiviste nga organizata jo-qeveritare “Pishtarët”, tha se qëllimi i kësaj organizate është me sjell ligjshmërinë e këtyre projekteve dhe rehabilitimin e grykës së Deçanit.
Ajo shprehu dyshimet e saj se për këtë projekt, komuna e Deçanit nuk ka mbajtur as dëgjim publik pasi banorët janë njoftuar për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve pas fillimit të punimeve.
Loshaj tha se asnjë nga premtimet që janë të përfshira në kontratën e “Kelkos” deri tani nuk janë përmbushur dhe kjo është e papranueshme për ta.
“Kryetari kishte organizuar dy koncerte sepse po vjen një investim 55 milionësh që ka me sjell punë edhe ka qenë lista se Deçani ka me pas rrymë më lirë gjithmonë rrymë kur nuk kanë vendet tjera në Kosovë kemi me pas investime në sport, kulturë dhe kjo listë nuk është parë nga askush deri në korrik të këtij viti e kemi siguruar përmes ministrisë së Mjedisit që kjo kontratë kishte qenë në disa dokumente… Kontrata ekziston por në asnjë pikë që është aty nuk është përmbushur për të mirën tonë. Një ndër kërkesat tona përpos ligjmërisë është me u përmbushur edhe ajo kontratë se ne nëse është dikush që i ka pranuar edhe kryetari në atë kohë i ka pranuar në bazë të asaj kontrate se ata kanë premtuar gjëra, dhe tash me u fsheh ajo kontratë nuk është e pranueshme”, tha ajo.
Ajo ka akuzuar institucionet se po heshtin para kësaj fatkeqësie dhe po i shërbejnë “Kelkos”-it dhe jo atyre.
“Ka qenë komplet heshtje institucionale, ka qenë shumë e vështirë jo vetëm për punën tonë por edhe për e vështirë me kuptua se sa poshtë kanë rënë institucionet tona, në vend se me qenë në shërbim të publikut dhe tonin. Natyrisht me të gjitha këto që i kanë bërë janë duke i shërbyer ‘Kelkos’-it edhe nëse thonë se nuk jemi duke i shërbyer, fakti se na i refuzojnë kërkesat ata janë duke i shërbyer ‘Kelkos’-it sepse ‘Kelkos’-it i shkon nëse ne nuk dimë asgjë për ta. Ky fakt ka qenë se nuk ka pasur asnjë dokument jashtë dhe ndoshta ‘Kelkos’ ka menduar se do dalin kurrë këto dokumente në dritë …Deri në 10 herë kemi kërkuar prej zyrës së ndërtimit projektin ta shohim projektin nuk ka përgjigje, kam shkuar tek person i kanë thënë se nuk e kemi marr prapë ua kam dërguar. Vetëm Komisioni për Shqyrtim janë të vetmit që na janë përgjigjur dhe na kanë sjell dokumentet që i kanë pasur. Për kushtet e ndërtimit dhe ujit ne nuk kemi qasje”, u shpreh Loshaj.
Ndërsa Muharrem Lulaj banorë i fshatit, Bella të Deçanit ka treguar se ai disa herë ua ka ndërprerë punimet Kelkos-it i cili po ndërton në pronën e tij. Ai thotë se në komunë I thonë se në tokën që Lulaj thotë se është e tij është tokë shoqërore.
Lulaj thotë se me pronën e tij ka ndodhur krim.
“Më 21 shkurt po më duket edhe unë kur kanë prekur në pronë ua kam ndërprerë punën njëherë e kam thirr një prej austriakëve aty dhe i kam thënë se mos tento me hy se nuk është duke u përfillur ligji assesi hiq si mos të ketë shtesë, i kam thënë se kjo është një pronë e imja dhe ia kam treguar disa dokumente dhe i kam thënë se ti vjen nga një shtet ligjore dhe se drejtësia do vjen edhe tek ne. Nuk e ka marr për bazë atë punë asnjë pikë, por e ka marr si një njeri kriminel dhe i pandërgjegjshëm…Ka qenë jashtëzakonisht një krim dhe ka qenë një tmerr dhe të vjen dhe të merret prona privat ku unë ndahem me pronë shoqërore me lumë, ku ka pasur pjesë me u ndërtua në pjesë shoqërore pa e pengua askënd hidrocentrali edhe aty kanë hyrë në mënyrë më të dhunshme që ekziston”, theksoi Lulaj.
Para këtij komisioni deklaratën e tij e ka dhënë edhe banori tjetër nga Deçani, Bajram Gjocaj i cili kërkoi që hapësira e dëmtua të rregullohet.
“Vetëm kisha kërkuar me rregullua atë vend mos me lënë vetëm sikur nuk po e di ku, e as mos me u përgjigjur askush veç me hy e me dal merr zall , është gjynah për natyrë“, theksoi Gjocaj.
Sot para Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë është intervistuar edhe Arsim Janova, kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe Petrit Pepaj, drejtor menaxhues i Zyrës së Rregullatorit për Energji. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-380x233.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-380x233.png)
Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht