Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me krerët e sistemi të drejtësisë sot kanë nënshkruar Deklaratën e Përbashkët të Zotimit për reformën në sistemin e drejtësisë.
Kjo deklaratë kanë konsideruar si mundësi për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Deklarata është nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Mejreme Memaj, ushtruese detyre e kryetarit të Gjykatës Supreme.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur se kjo deklaratë parasheh një plan të detajuar të veprimeve të përbashkëta për adresimin e reformës në drejtësi.
Ajo ka theksuar se reforma në drejtësi ka pasur dy drejtime, derisa ka rikujtuar se amandamentet kushtetuese për vetting tashmë ndodhen për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.
“Kjo deklaratë parasheh një plan të detajuar të veprimeve të përbashkëta për adresimin e reformës në drejtësi, kontrollin e integritetit të gjyqtarëve dhe po ashtu të prokurorëve. Gjithashtu vlerësimin e performancës dhe disiplinimin dhe njëjta do të bëhet përmes forcimit të mekanizmave ekzistues të integrtietit, performancës, por edhe disiplinimit, ashtu siç edhe ka kërkuar Komisioni i Venecias që ka dhënë për reformën në drejtësi. Vlerësimi përfshinë verifikimin, kontrollin e integritetit dhe vlerësimin e performancës të dyja janë procese të ndara të cilat zhvillohen në të njëjtën kohë arsyeja pse po e përmend këtë është se lidhet direkt me deklaratën e përbashkët”, ka thënë ajo.
E para e drejtësisë në vend është shprehur se brenda këtij viti synojnë ta përmbyllin edhe vlerësimin apo identifikimin e nevojave edhe ndryshimet adekuate ligjore.
“Sipas planit të veprimit dhe deklaratë së përbashkët të zotimeve, identifikimi i nevojave për ndryshime përmes një procesi të vlerësimit do të bëhet deri në qershor të vitit 2023 pra këtij viti. Ndërsa, ndryshimet adekuate ligjore bazuar në identifikimin e nevojave dhe ndryshimet eventuale që mund të bëhet në legjislacione deri në dhjetor të vitit 2023. Pra, brenda këtij viti synojmë që ta përmbyllim edhe vlerësimin apo identifikimin e nevojave edhe ndryshimet adekuate ligjore. Jemi treguar gogja optimist në atë që mund të arrijmë, prandaj edhe secili prej nesh e ka për obligim që me stafet profesionale me ekspert që na mbështesin të arrijmë që ta jetësojmë dhe të jemi në këtë plan ta zbatojmë planin që e kemi paraparë“, ka thënë ai.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj është shprehur se ndonëse kanë qëndrime të ndryshme sa i takon amendamenteve kushtetuese për vettingun në sistemin e drejtësisë, si KGJK kanë identifikuar tema që përbëjnë reformë për çka shpreson që do t’i kontribuojë sundimit të ligjit.
“Është e rëndësishme të theksohet që ne kemi arritur deri tek kjo deklaratë tek ky proces duke nis nga fakti që të gjitha institucionet që nënshkruajnë këtë deklaratë kishim dhe vazhdojmë të kemi qëndrime të ndryshme lidhur me çështjen e amendamenteve kushtetuese. Megjithatë, ne kemi vendosur të mos paragjykojmë fare procesin e amendamenteve kushtetuese është mandat i Kuvendit, do të kemi edhe vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese për këto amandamentet, pra është jashtë mandatit të institucioneve që nënshkruajmë këtë deklaratë çështja e amandamenteve kushtetuese. Përndryshe, bie në përgjegjësinë e institucioneve tona çështja e reformës që për vlerësimin e KGJK ne kemi identifikuar tema mjaftë substanciale që përbëjnë reformën dhe që shpresojmë shumë që ka me i kontribuar sundimit të ligjit në Kosovë“, ka thënë Zogaj.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku është shprehur se kjo deklaratë është dokument për avancimin dhe fuqizimin e ligjit.
Duke u zotuar për kontributin që do të japin për arritjen e kësaj reforme, Maloku ka thënë se ky dokument eviton çdo sfidë apo shqetësim të ngritura nga MD, KPK e KGJK.
“Nuk ka dilemë se kjo deklaratë është një dokument drejt avancimit dhe fuqizimit të ligjit e cila pikërisht buron nga rishikimi funksional i sundimit të ligjit dhe bazuar në raportet e Komisionit Evropian dhe Komisionin e Venecias… Të gjitha rekomandimet specifike nga ky dokument dalin nga strategjia e sundimit të ligjit e të cilat në një mënyrë fuqizojnë kuotën ligjore në kuadër të KGJK dhe KPK. Pastaj, fuqizojnë funksionimin e gjykatave dhe prokurorive në drejtim të vlerësimit të performancës së gjyqtarëve e prokurorëve, llogaridhënies, integritetit efikasitetit që ka të bëjë me gjyqtarë e prokurorë“, ka thënë ai. /B.Ibishi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje