Aplikacioni social Instagram ka prezantuar një veçori të re që e bën përdorimin e Reels më të thjeshtë dhe të intuitiv.

Me përditësimin e fundit në Android dhe iOS, përdoruesit më nuk duhet ta mbajnë shtypur ekranin për të ndaluar një Reel, por mund ta bëjnë këtë vetëm me një trokitje të shkurtër në ekran.


Derisa më parë një trokitje në një Reel thjesht e fiksonte vetëm tingullin, tani një trokitje e vetme ndalon riprodhimin e videos, duke i dhënë përdoruesit mundësinë të ndalojë për të lexuar tekstin, për të parë më mirë detajet apo edhe për të bërë një screenshot pa u nisur video.

Pas ndalimit me trokitje, shfaqet edhe një ikonë për nukshkimin e tingullit, që e bën më të lehtë menaxhimin e përmbajtjes.

Funksioni është pjesë e një përditësimi që Instagram e ka shpërndarë gradualisht dhe synon të përmirësojë kontrollin e përdoruesit mbi video‑formatin e shpejtë. /Telegrafi/