LAJMI I FUNDIT:

Inspirim për të gjitha gratë: Kjo është jeta e mahnitshme e avokates Amal Clooney (Foto)

Inspirim për të gjitha gratë: Kjo është jeta e mahnitshme e avokates Amal Clooney (Foto)

Amal Clooney, e lindur si Amal Alamuddin, është një nga avokatet më të respektuara dhe më të fuqishme për mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në botë.

Ajo është e martuar me aktorin e njohur të Hollywood-it George Clooney, me të cilin javën e kaluar kanë bërë të ditur se po presin lindjen e binjakëve, transmeton Telegrafi.


Nga edukimi në Oksford dhe karrierës së saj në Nju Jork ku përfaqësonte klientë të profilit të lartë, duke përfshirë kryeministrin ukrainas Yulia Tymoshenko e deri te themeluesin e ‘WikiLeaks’ Julian Assange, më poshtë e keni jetën e mahnitshme të Amal Clooney.

Përveç se 39 vjeçarja njihet si avokate e aftë, ajo njihet edhe si ikonë e stilit.

Ajo ka lindur në Libani, por familja e saj kishte emigruar për në Evropë gjatë luftës së vitit 1982, që do të thotë se identifikohet me shumicën e refugjatëve që i takon.

Kur ajo dhe George ishin takuar me refugjatët sirianë në Berlin, ajo kishte thënë: “Edhe familja ime ka ikur nga një luftë dhe kemi qenë shumë me fat që jemi pranuar në një shtet evropian në vitin 1982, kur dhuna në shtetin tim kishte qenë tejet e ashpër”, transmeton Telegrafi.

Diplomën angleze të juridikut e kishte marrë nga kolegji St. Hugh, Oksford; diplomën Master në Nju Jork, ndërsa e flet rrjedhshëm gjuhën angleze, arabike dhe franceze.

Amal kishte filluar karrierën si nëpunëse e Sonia Sotomayorit, ndërsa qysh nga atëherë ajo është bërë ndër avokatet më të njohura në botë për të drejtat ndërkombëtare të njeriut.

Përveç që ka përfaqësuar kryeministrin ukrainas Yulia Tymoshenko, ajo ka përfaqësuar edhe shtetin e Armenisë në luftën ligjore për njohjen e Gjenocidit Armenian.

Puna e saj ka përfshirë edhe mbrojtjen e grave Yazidi, minoritet ligjor në Lindjen e Mesme. Në shtator, ajo kishte thënë se nëse presidenti sirian Bashar Assad persekutohet për krime lufte, ajo me kënaqësi do të merrej me atë çështje, transmeton Telegrafi.

“Besoj se Kombet e Bashkuara kanë arritur në përfundim se qeveria siriane ka kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte”, kishte deklaruar ajo.

Amal e kishte përfaqësuar edhe themeluesin e WikiLeaks Julian Assange gjatë rastit të tij të ekstradimit kundër Suedisë në vitin 2011.

… dhe ka përfaqësuar qeverinë greke në luftën për rivendosjen e skulpturave të shekullit të 5-të nga Britania në vitin 2014 dhe 2015.

Në foton e mëposhtme është ajo me ish- presidentin e Maldiveve Mohamed Nasheed, të cilin e ka ndihmuar të lirohej nga burgu pas 13 viteve.

Burrin e saj George Clooney e kishte takuar në një takim bamirësie në Itali gjatë vitit 2013.

Gjatë ditëve të para të filtrimit, George kishte thënë se menjëherë e kishte kuptuar se ajo është personi me të cilin dëshiron ta kalojë tërë jetën.

Çifti ishin martuar në Venice në shtator të vitit 2014, një vit pasi ishin takuar.

Në vitin 2015, Amal kishte filluar të punonte si profesoreshë në Shkollën Ligjore të Kolumbisë, ndërsa në vitin 2016 bashkë me George ishin takuar me Papën Francis në Vatikan për të diskutuar gjendjen e vështirë të emigrantëve që përpiqeshin të arrinin në Evropë.

Ajo ishte takuar edhe me ish- kryeministrin britanik David Cameron për të diskutuar lirimin e klientit të saj Mohamed Nasheed.

Pavarësisht agjendës së saj të ngjeshur, ajo gjithmonë ka gjetur kohë ta pushtonte me burrin e saj tapetin e kuq në festivale të ndryshme, siç ka qenë festivali i filmit ‘Cannes’ apo ‘Golden Globes’. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Keshilla Modë
Kurrë mos iu arsyetoni partnerit për këto tri gjëra!

Kurrë mos iu arsyetoni partnerit për këto tri gjëra!

Në çift
Vishni një pallto kamoshi sikur Emily Ratajkowski për t’u dukur yll këtë fund dimri

Vishni një pallto kamoshi sikur Emily Ratajkowski për t’u dukur yll këtë fund dimri

Moda
E vetmja gjë që fëmijët kanë nevojë për një jetë të lumtur dhe të suksesshme, sipas ekspertëve

E vetmja gjë që fëmijët kanë nevojë për një jetë të lumtur dhe të suksesshme, sipas ekspertëve

Fëmija juaj
Fëmijët që gënjejnë, kanë kujtesë më të mirë dhe aftësi më të mira mendimi

Fëmijët që gënjejnë, kanë kujtesë më të mirë dhe aftësi më të mira mendimi

Këshilla për prindër
Kjo është fondatina që përdor Kim Kardashian

Kjo është fondatina që përdor Kim Kardashian

Kalo në kategori