Dy policë të Kosovës janë suspenduar për shkak të pretendimeve të një qytetari të Mitrovicës së Veriut, se është rrahur konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy policëve, për shkak të dyshimit se më 26 tetor kanë keqtrajtuar Millosh Subotiqin nga Mitrovica e Veriut.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, ata u rekomanduan që të suspendohen, pasi kjo është në interes të hetimeve që po kryen Inspektorati për këtë rast.
“Inspektorati Policor, në kuadër të kompetencave ligjore, do të ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore në koordinim me organin kompetent për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.
Suspendimi i policëve vjen pasi një qytetar i Mitrovicës së Veriut nga komuniteti serb, Millosh Subotiq, pretendoi se ishte rrahur pasi ishte arrestuar për “vandalizëm”.
Policia e Kosovës i ka mohuar pretendimet e Subotiqit dhe ka thënë se ai kishte qenë i dehur dhe kishte tentuar që të dëmtonte një pronë private.
Lidhur me këtë incident kanë reaguar disa organizata joqeveritare serbe nga veriu i Kosovës, të cilat kanë ndërprerë bashkëpunimin me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), derisa të japin një qëndrim për këtë rast.
Ky mision, në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, tha më herët se kërkon hetim urgjent dhe efektiv të të gjitha akuzave për keqtrajtim të Millosh Subotiqit, dhe mirëpriti vendimin e Policisë së Kosovës për ta raportuar rastin në Inspektoratin Policor.
“Në këtë kontekst dhe në përputhje me mandatin e EULEX-it, roli ynë është t’i përcjellim hetimet e kryera nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe nga prokuroria”, tha EULEX-i.
Megjithatë, grupi i organizatave joqeveritare – Aktiv, Nisma e Re Sociale, Qendra për Veprime Afirmative Sociale, Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike dhe Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial – këmbëngul se Policia e Kosovës po përdor forcë të tepruar dhe u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare dhe misioneve diplomatike që “të merren me këtë problem”.
Pjesëtarët e komunitetit serb janë ankuar për sjelljen e Policisë së Kosovës që një kohë.
Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar për REL-in në mesin e gushtit se në katër vjetët e fundit janë dorëzuar gjithsej 180 ankesa dhe informata anonime nga komunat në veri – të banuara me shumicë serbe – dhe se ka raste që pas shqyrtimit, janë përcjellë në procedurë disiplinore ose te prokurori.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës po ashtu ka thënë se janë në dijeni për ankesat e qytetarëve nga komuniteti serb sa i përket punës së policisë dhe se janë duke bashkëpunuar ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025