Një episod interesant ka ndodhur mes dy yjeve të Napolit, sulmuesit anësor italian, Lorenzo Insigne dhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.

Mediat italiane e kanë cilësuar si “Sherr te Napoli” ndodhinë mes Hysajt dhe Insignes, të cilët kanë qenë pjesë e një skene me plot humor që është duke bërë xhiron e internetit.


Kjo skenë ndodhi të mërkurën mbrëma para ndeshjes së Napolit ndaj Genoas, ku si zakonisht futbollistët kishin zbritur në fushë dhe po bisedonin me njëri-tjetrin në terren.

Sulmuesi anësor italian kishte marrë me vete një kafe dhe po e pinte i qetë përpara fillimit të ndeshjes, por nuk shkoi gjithçka në rregull me kafenë e tij.

Në një moment, mbrojtësi shkodran, Hysaj u përplas me Insignen duke ia derdhur kafenë atij, i cili fillimisht nuk i kurseu të sharat në dialektin napolitan, përcjell Telegrafi.

hysaj insigne 1

Megjithatë, në fund gjithçka është rregulluar dhe arritur paqja mes dy futbollistëve.

insigne hysaj

Hysaj me të qeshura i ka treguar se gjithçka ishte pa-dashje dhe Insigne e ka mirëkuptuar.

Kjo tregoi edhe në ndeshje, ku të dy u panë në formë të lart në fitoren nga Genoas me rezultat 3-2 në udhëtim. /Telegrafi/

telegrafi sport app